"Komisarët e brigadave të kuqe rrezik për Kosovën"

Politika

"Komisarët e brigadave të kuqe rrezik për Kosovën"

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 30 gusht 2016 Në ora: 17:49
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Deklarata e Dardan Molliqaj e thotë qartë, dhe nuk ka fije dyshimi se, nëse do të ndodhte që Vetëvendosja të vinte në pushtet, qeverisjen do ta realizonin komisarët e brigadave të kuqe, komisarët politikë, që do të përzgjidheshin nga anëtarësia partiake, duke u bazuar në cilësinë e aftësisë së tyre për të bërë keq, për të përhapur tmerr, për të ndjekur dhe persekutuar njerëzit e ndershëm, të ngritur dhe atdhetarë. Këtë frymë shpirtërore dhe ideologjik e ka filozofia e Vetëvendosjes”, ka potencuar Skënder Zogaj.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj, një deklaratë e tij e dhënë ditë më parë, ka deklaruar se nëse partia e tij merr pushtetin bandat kriminale do t`i ngrehin zvarrë  përveç se t`i arrestojnë.  "Bandat kriminale si Grabovci dhe të tjerët, jo vetëm që do të arrestohen, por do të ngrehen zhag dhe do të ju konfiskohet e gjithë pasuria”, ka thënë Molliqaj.  Një deklaratë e tillë ka nxitur reagimin e publicistit Dastid Pallaska. “A është zgjidhje kur opsionet e vetme janë të zgjedhësh ndërmjet kriminelëve analfabet dhe revolucionarëve adoleshentë? Kjo pyetje është frymëzuar nga "kontributi" i Adem Grabovcit për uljen e papunësisë brenda anëtarësisë së PDK-së dhe intervista e mbrëmshme e Dardan Molliqajt në të cilën tha, se Vetëvendosja do të vendos "drejtësinë" në sheshe dhe me komisarë politik të përzgjedhur nga anëtarësia e vet në diasporë. Kjo nuk mund të jetë as zgjedhje e as zgjidhje. Kjo është rënie e lirë”, ka shkruar Pallaska në profilin e tij në Facebook.  Ndërkohë, askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është përgjigjur e as nuk e ka komentuar shkrimin e z. Pallaska.

Për analistin, Kushtrim Gashi deklarata e Dardan Molliqajt nuk është e befasishme për vetë faktin, se ky ishte ai që në protestat e Vetëvendosjes pat nxjerr nga vetura qytetarët e thjeshtë, duke ua thyer edhe veturat.   “Ai me deklaratën e fundit vetëm se na vërtetoi, se nuk është distancuar nga veprimet e tij kriminale dhe nëse vjen në pushtet ato do të bëhen një "rend i ri ligjor".  Dardan Molliqaj si zyrtar i lartë i Vetëvendosjes me deklaratat e tij, po na shpalos qëllimet dhe synimet e Vetëvendosjes si parti marksiste dhe Leniniste.  Vetëvendosje dhe zyrtarët e saj akoma pa ardhur në pushtet po i kërcënojnë qytetarët se do të ngrehen zhag nëpër rrugë, por në rast se ndodh që të vijnë në pushtet a thua çfarë do të ndodh?”, ka thënë Gashi.  Sipas tij, gjithçka tjetër mund të ndodh pos demokraci dhe liri të fjalës nuk do të ketë.   “Ata do të mundohen që t’i burgosin të gjithë kundërshtarët politikë me akuza të paqena, do të thirren në emër te demokracisë duke e shtypur fjalën e lirë, do t’ ua mbyllin gojën mediave, ekonominë e lirë të tregut do ta shndërrojnë në ekonomi te kontrolluar dhe komanduar nga shteti, do t’i prishin marrëdhëniet me Bashkimin e Evropian dhe SHBA-në dhe kësisoj do ta izolojnë Kosovën, pra kjo është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes!”, është shprehur ai.

Ndërkaq, analisti Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se deklarata e Dardan Molliqajt nuk është befasi. “Përkundrazi është formula e filozofisë së rrezikshme të Vetëvendosjes, e cila ato që i ka demonstruar me aksione konkrete të veprimtarisë së pasur vandaliste dhe të dhunës së egër, tash po e proklamon si model për shoqërinë e re të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat