Inskenimi i krizave politike, për interesa klanore

Politika

Inskenimi i krizave politike, për interesa klanore

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 30 gusht 2016 Në ora: 17:39
Foto arkiv

“Arsye tjetër e rrëmujës politike në Kosovë është jo vetëm rrëmuja e interesave bajate personale, të cilat nuk vijnë bazuar në një moral politik, por bazuar në një banalitet, por edhe në rrëmujshmërinë e mbledhjes së votës jo nëpërmjet alternativave ekonomike dhe dobishmërisë së qytetarit, por me votime krahinore, pra individët nuk kanë zgjedhur platformën politike që i përfaqëson dhe moralin politik të politikanëve, por kanë zgjedhur njerëzit që njohin duke i sjellë në mënyrë të pamoralshme në politikë”, ka thënë analistit politik, Artur Roshi.

Politika në Kosovë ende nuk ka një funksionim normalë  dhe për pasojë, kostoja faturohet në kurriz të qytetarëve. Papjekuria politike, e një pjesë jo të vogël të liderëve politik dhe vartësve të tyre, po çon çdo ditë e me shumë, në përkeqësim të situatës  politike, ekonomike dhe jo vetëm. Në këto rrethana, analistët politik, vlerësojnë se hallkat zinxhirore të pushtetit, në Kosovë, nuk prodhojnë asgjë përveç rrëmujave, mjegullinave, përçarjes së vazhdueshme mes qytetarëve dhe manipulimit të situatave. Sipas tyre, ata vazhdojnë të plaçkitin qytetarët sistematikisht, me krim, korrupsion e veprime te tjera dhe kjo për shkakun e vetëm, se  politika e Kosovës ende nuk ka një funksionim normal të çlirët dhe në përputhje me interesat e qytetarëve, por thjeshtë vetëm për interesa të veta politike.

Kushtrim Kadriu politolog ka thënë, se krizat politike, në përgjithësi ndodhin dhe inskenohen me qëllim që të tërheqin vëmendjen nga problemet e përditshme dhe harrimin e varfërisë. Sipas të njëjtit,  kjo gjë po shitet nga politika e po blihet nga qytetarët. “Kemi premtimet për qindra mijëra vende pune e nuk kemi as një progres, dhe sërish zërin qytetarë e kemi të heshtur. Tani kemi dhe Demarkacionin, Asociacionin dhe prap harrohet ekonomia, vendet e punës e mirëqenia sociale”, ka thënë Kadriu. Ndërsa, Artur Roshi, njohës i çështjeve politike ka thënë, se politika e Kosovës ende nuk ka një funksionim normal të çlirët dhe në përputhje me interesat e qytetarëve, por thjeshtë vetëm për interesa të veta politike.  Ai ka thënë,  se mungesa e transparencës të çdo reforme apo veprimi qeveritar vjen për shkak të ruajtjes të këtyre interesave meskine të politikanëve dhe në dëm të interesave të kombit dhe qytetarëve. “Vlen për të thënë, se në Kosovë ende nuk kemi trajta të qarta të ideve politike të majta dhe të djathta të mbështetura mbi filozofinë politike përkatëse, por kemi një amalgam të mendësive dominuese të majta, me interesa vulgare politike, që duan të përfitojnë në emër të një nacionalizmi arkaik. Nacionalizmi, ose me saktë patriotizmi në shkallën më të lartë, duhet të rrjedhë natyrshëm nga proceset demokratike të shoqërisë dhe nga reforma strukturore ekonomike mbi bazën e një tregu të lirë, solid dhe të qenësishëm si dhe nga liria e iniciativës së individit mbështetur mbi rregullat e tregut. Nuk mund të flasim për një atdhedashuri, apo të themi që duam kombin në qoftë se nuk fuqizojmë lirinë ekonomike të individëve të shoqërisë sonë, në qoftë se nuk fuqizojmë ekonominë e çdo familjeje, në qoftë se nuk fuqizojmë lirinë e çdo individi të shoqërisë sonë”, ka thënë Roshi.

Sipas analistit politik, Artur Roshi, nuk mund të flasim për komb në qoftë se nuk krijojmë identitetin ekonomik, shoqëror dhe kulturor.

“Pavarësia vjen nga një ekonomi e fortë e në rritje. Kosova dhe shtetasit e saj, duhet ta kuptojnë se ka ardhur momenti për të lënë mënjanë zhargonet e një nacionalizmi fjalëmadh fals dhe ta zëvendësojnë atë me një krenari të zotësisë individuale dhe të zotësisë kombëtare, e cila është më e prekshme kur je i fortë ekonomikisht. Arsye tjetër e rrëmujës politike në Kosovë është jo vetëm rrëmuja e interesave bajate personale, të cilat nuk vijnë bazuar në një moral politik, por bazuar në një banalitet, por edhe në rrëmujshmërinë e mbledhjes së votës jo nëpërmjet alternativave ekonomike dhe dobishmërisë së qytetarit, por me votime krahinore, pra individët nuk kanë zgjedhor platformën politike që i përfaqëson dhe moralin politik të politikanëve, por kanë zgjedhur njerëzit që njohin duke i sjellë në mënyrë të pamoralshme në politikë”, ka thënë Roshi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat