Të dorëhiqet, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni!

Politika

Të dorëhiqet, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 29 gusht 2016 Në ora: 18:28
Skënder Hyseni

Destabilizimi i situatës në Kosovë, duket se po kërkohet me ngulm, ndërkohë që organet e rendit kanë dështuar në punën e tyre, ose janë të përfshira në tentativat për sulme që kanë ndodhur në Kosovë, ditëve të fundit. Bomba e vendosur në shtëpinë e kryetarit të Komisionit për Demarkacion, Murat Mehaj, sulmi me zollë ndaj Kuvendit, sulmi ndaj Radio Televizionit Publik dhe së fundmi sulmi ndaj drejtorit të televizionit publik, Mentor Shala janë indikatorë që tregojnë se po përgatiten plane për destabilizimin dhe kthimin e trazirave në vend.  Mbrëmjen e të dielës, është sulmuar me granatë të dorës shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala. Persona që për momentin, sipas policisë, mbeten  panjohur e kanë hedhur granatën e dorës në shtëpinë e Shalës në Matiqan. “Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen. Mjeti shpërthyes është hedhur prapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, ka  thwnw Shala për mediat. Ai po ashtu ka konfirmuar,  se policia ka gjetur siguresën e mjetit shpërthyes për të cilin ende nuk ka konfirmim zyrtar, se për çfarë mjeti bëhet fjalë. Shala nuk ka dashur që të komentojw më shumë rreth rastit ndërsa, ka thwnw se policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar për rastin. Mirëpo, jo vetëm për këtë sulm, por, për asnjërin nga këto sulme, policia nuk ka epilog, ndërkohë që ministri i Brendshëm Skënder Hyseni, është strukur dhe nuk dëgjohet. Versioni se pas këtyre sulmeve fshihet Vetvendosje, e cila publikisht nuk i ndalë akuzat ndaj pushtetit dhe televizionit publik, logjikisht i bie që të mos qëndrojë. Ndryshe, policia nuk do të kishte hezituar për të prangosur jo vetëjm një, por të gjithë Vetvendosjen. Në këto rrethana, sërish logjikisht, i bie që ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, të japë dorëheqjen, derisa nuk ka argumente dhe prova për sulmet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur, apo të analizojë paaftësinë e forcave të rendit.  Ose në të kundërt, më të qëndrueshëm janë zërat, se në këto sulme është e përfshirë vetë policia, apo grupe të caktuara nga pushteti, me qëllim për të mbjellë panik në publik, në prag të një shtatorit, ditës kur në Kuvend do të diskutohet Demarkacioni. Ndërkaq, sulmi në shtëpinë e drejtorit të televizionit publik, ka sjellë reagimin e Sindikatës të Punëtorëve të RTK –së.  “Sindikata e Punëtorëve e RTK- së dënon ashpër sulmin  kriminal dhe qyqarë, ndaj shtëpisë së Drejtorit Gjeneral të mediumit publik RTK, Mentor Shala, ku persona të panjohur mbrëmë në mënyrë kriminale sulmuan me granat dore shtëpinë e tij duke terrorizuar fëmijët dhe tërë familjen Shala. SPERTK nuk dëshiron të paragjykoj motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së. SPERTK i bënë thirrje organeve të drejtësisë sa me shpejtë ti ndriçojnë këto raste kriminale dhe kryesit e këtyre veprave të vihen para drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat