Për interesa partiake po shkatërrojnë Kosovën

Politika

Për interesa partiake po shkatërrojnë Kosovën

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 29 gusht 2016 Në ora: 17:08
ilustrim

Keqpërdorimi i çështjes së Demarkacionit dhe Asociacionit

“Duket të jetë agjendë partiake, më shumë se sa qytetare. Unë kam thënë edhe më herët  se Demarkacioni dhe Asocicacioni është agjendë ndërkombëtare obligative për Kosovën, pa marr parasysh atë se gjatë negocimit  ka mundur marrëveshjet të jenë më shumë efikase dhe shumë me interes për Kosovën. Fatkeqësisht nuk ka pasur negociatorë, as ekspert në këto bisedime, ka patur përkthyes dhe servil të udhëhequr nga liderë andaj ky është rezultati”, ka thënë  analisti Blerim Burjani për gazetën  “Bota sot”.

Sa më shumë që po ofrohet dita e ratifikimit në Kuvend të maarrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e zi, gjuha ndërmjet faktorit politik në Kosovës po shkon duke u ashpërsuar.  Pozita dhe opozita po vazhdojnë me akuza në drejtim të njëra tjetrës, duke kaluar edhe në fyerjet më banale. Në ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur më pak seanca brenda kësaj periudhe se sa që ishin paraparë. Çështja e Demarkacionit të Kufirit me Malin e zi dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që u kundërshtuan për gjatë një viti, nga analistët politik po konsiderohen më shumë si agjenda të partive politike se sa si mbrojtje e interesit të qytetarëve.  Për analistin Mentor Tahiri, temat si Asociacioni dhe Demarkacioni më shumë iu shërbejnë agjendave politike dhe janë shpërqëndrim i vëmendjes nga problemet e mëdha me të cilat përballen qytetarët.  “Tema si Asociacioni dhe Demarkacioni iu shërbejnë agjendave të partive politike për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga problemet e përditshme me të cilat qytetarët përballen. Vetë kronologjia e “komedisë”, lidhur me Demarkacionin tregon se manipulimi i opinionit lidhur me këtë temë, nuk është vetëm në interes të opozitës siç po perceptohet jo rrallë, por edhe të vetë segmenteve të caktuara brenda pozitës. Atëherë kur opozita pothuajse heshti, ishin zëra nga vetë pozita që filluan të cënojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion, dhe këtu nuk mendohet në grupin e deputetëve të “rebeluar”, por në eksponentë të autorizuar nga vetë partitë”, ka thënë Tahiri për “Bota sot”.  Sipas tij, kjo ndodhë pasi brenda pozitës e opozitës ka persona të cilët krizën e e shfrytëzojnë për mbijetesë.  ”Kjo ndodhë, për shkak se individë brenda pozitës dhe opozitës, janë të vetëdijshëm për rolin e tyre tranzitorë, ata janë individë për të cilët kriza është mbijetesë, respektivisht ata sigurojnë mbijetesën e tyre politike dhe favoret e tjera që rrjedhin nga autoriteti politik, pikërisht përmes krizave. Prandaj ata preferojnë të inskenojnë kriza dhe të shpikin tema edhe kur ato realisht nuk ekzistojnë”, ka nënvizuar ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat