VV-ja, ka ndjekur shembullin e PDK-së dhe Adem Grabovcit

Politika

VV-ja, ka ndjekur shembullin e PDK-së dhe Adem Grabovcit

Nga: Diana Bunjaku Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:31
Shpend Ahmeti e Adem Grabovci

“Kjo që VV –ja, i kërkon llogari Adem Grabovcit, është në shembullin e asaj "ti them sa nuk më ka thënë", sepse dihet se, brenda Vetëvendosjes ka plot të tillë që nuk ia lëshojnë aspak udhë Adem Grabovcit. Thirrjet e VV –së,  për largimin e PDK-së, nga pushteti janë kërkim shprese sepse, largimi do të ishte njëfarë shansi për marrjen e pushtetit, edhe pse, VV-ja në gjendjen që ka ardhur është tepër larg mundësisë për të qenë pjesë e qeverisjes së vendit” ka thënë analisti Skënder Zogaj. 

Punësimet nepotike, partiake dhe militanteske, thuajse janë kthyer në normë nga të gjitha partitë politike, ndërkohë që akuzojnë njëra tjetrën, një situatë e tille duket se ka prekur edhe VV –në, që drejton Komunën e Prishtinës. Në këta rrethana, analistët politik vlerësojnë se edhe Lëvizja VV-ja duhet të jap llogari për militantët e punësuar në Komunën e Prishtinës. Ata pohojnë, se kjo forcë politike po bën thirrje për largimin e PDK-së nga pushteti, ndërkohë që vetë po e ndjekin metodën e PDK –së, për punësim. Sipas tyre, VV-ja, po proteston në vazhdimësi kundër atyre që janë në kundërshtim me ligjin, kurse mënyrën e protestës e zgjedhin pikërisht të kundërligjshme.

Blerim Burjani analist politik ka thënë, se në komunë ka përplot të punësuar partiak të VV-së, sado që punësimi duket transparent. Ai ka thënë, se  punësimi është bërë në mënyrë të planifikuar, dhe se një numër i të punësuarave në Komunë fare nuk janë të Komunës së Prishtinës. “Punësimi është bërë duke ikur nga paragjykimet se në Prishtinë dhe për rreth shumica janë të LDK-së.  Mirëpo duhet të vendoset transparencë në rekrutim apo punësim. Duhet të kërkohet një monitorim i shtuar i komisionit intervistues, padrejtësi të mëdha në Kosovë po behën duke keqpërdor detyrën zyrtare për punësim familjar dhe partiak”, ka thënë Burjani. Ndërsa, Skënder Zogaj analist politik ka thënë, se Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar ndryshku dhe është për keqardhje gjendja e brendshme partiake e saj, sepse është bërë shembulli më i keq dhe më i dëmshëm në skenën politike të Kosovës. Sipas të njëjtit,  këtë vlerësim VV –ja,  e ka dëshmuar, pos tjerash edhe më mënyrën e qeverisjes se Komunës së Prishtinës, që është zhgënjyese për të gjithë, sepse, për Shpend Ahmetin kanë votuar edhe qytetarët e partive të tjera, duke shpresuar se si një kuadër i ri, do të thyente shabllonin e qeverisjeve paraprake.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat