Krimi i organizuar dhe korrupsioni, alarm për Qeverinë!

Politika

Krimi i organizuar dhe korrupsioni, alarm për Qeverinë!

Nga: Ridvan Emini Më: 21 gusht 2016 Në ora: 16:51
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Mesazhet e zëvendëspresidentit amerikan, Binden, janë mesazhe prej mikut dhe aleatit. Të tilla duhet kuptuar. Mesazhet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë alarm për shoqërinë dhe për qeverinë, se kjo logjike duhet të përfundoj menjëherë dhe tani. Mesazhet për bashkëpunimin rajonal po ashtu, janë tepër të rëndësishme. Ai po ashtu ka pasur edhe disa porosi për demarkacionin, e posaçërisht për asociacionin, qe duhet të kryhen sa me parë. Realisht kjo ka qenë kërkesë e jona si AAK, e vazhdueshme. Këto tema duhet të zgjidhen me urgjencë”, ka thënë Muharrem Nitaj.

Kosova ka pësuar një ngecje thuajse në të gjitha fushat, së paku që nga zgjedhjet e fundit nacionale. Kjo situatë aspak e lakmueshme, për qytetarët e saj ka bërë që të jenë shumë skeptik në punën e elitës politike. Elita politike për interesa të saja ka shkaktuar konfuzion, madje deri në atë shkallë sa që më është bërë thuajse e pa mundur të dallohet se cila politikë është  për konsum të brendshëm ditor e cila është për të quar shtetin një hap më tutje, pra drejt anëtarësimeve në organizata rajonale, kontinentale apo botërore. Gjuha politike e përdorur së fundmi në vend nuk tregon asgjë tjetër përveçse një varfërim të fjalorit politik. Ekstremet politike po ashtu nuk tregojnë asgjë tjetër veç se një papjekuri politike për të mos thënë që tregon se është në një gjendje parapolitike. Kjo gjendje e cila ka kapluar vendin me qëllim apo pa qëllim të ndonjërit nga subjektet politike apo nga të gjitha ato, ka bërë që edhe faktori ndërkombëtarë të bie në një situatë që të thotë fjalët e fundit, për të cilat zakonisht hezitohen të thuhen, sepse masat janë pastaj hapi i radhës që ndërmerren.

Vizita e zëvendëspresidentit amerikan z.Biden, në dukje duket se ishte shumë miqësore, madje në fjalorin e tij kishte aq shumë fjalë të ëmbla për Kosovën dhe aq shumë lidhje shpirtërore sa që shumë vende u pa me xhelozi. Mirëpo, mesazhi i zëvendëspresidentit amerikan z.Biden ishte mjaftë i qartë. Kosova duhet të veprojë dhe nuk duhet të merret me politika ditore, të cilat kthehen edhe në politika vjetore. Z.Biden tha, që proceset nëpër të cilat duhet të kaloni nuk janë të lehta dhe të padhembshme, ato janë mjaft të rënda, por se ato duhet të përfundohen qysh tani, sepse mjaft është humbur kohë.  Lufta ndaj korrupsionit, që nga nivelet më të larta të shtetit e deri te ato më të ulëtat, duhet të zhvillohet përherë, deri në heqjen e kësaj dukurie(kanceri të shoqërisë). Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, tha se duhet përfunduar shpejt sikurse edhe demarkacioni me Malin e Zi. Çdo vonesë  në këto tre fusha, do të shkakton një izolim të Kosovës. Izolimi nuk do të thotë vetëm në mos dhënien e liberalizimit të vizave, por edhe izolim në aspektin diplomatik. E kjo i bie që shtetet mike të Kosovës mund edhe që t’ia kthejnë shpinën asaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat