“Ura e Paqes”, turpi që ka njollosur diplomacinë e Kosovës

Politika

“Ura e Paqes”, turpi që ka njollosur diplomacinë e Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 gusht 2016 Në ora: 16:17

“Shërbyesja e dialogut që hiqet si diplomate, siç janë diplomatët e PDK-së, diçka nuk po tregon lidhur me këtë marrëveshje: çfarë ka ndodhur me kufijtë administrativë të komunave?! Çfarë vendimi është marrë lidhur me vendbanimet shqiptare në veri? A janë ndërruar kufijtë administrative në Lagjen e Doktorëve, Suhodoll, Gushavc, Vinarc dhe Vidimiriq? Përgjigju Edita Tahiri!”, thuhet në reagimin  e VV-së.

Ndonëse heqja e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës, si dhe lirimi i kësaj ure për qarkullim, ishte pjesë e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, e cila është arritur në bisedimet në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.  Analistët politikë vlerësojnë, se "Parku i paqes” është emërtimi më skandaloz dhe më cinik në shekullin XXI në truallin evropian, dhe diçka e tillë mund të ndodhë vetëm aty ku kanë ndikim fashistët.  Sipas tyre, çështja  e të ashtuquajturit “Parku i Paqes”, nuk është asgjë tjetër pos një lloj arme e pushtetit serb, për ta shfrytëzuar si formë shantazhi kundrejt Kosovës në njërën anë dhe komunitetit ndërkombëtar në anën tjetër.

Nexhmedin Spahiu analist politik tha se, në vend të "Parkut të paqes", tani kemi barrikadën që ka vendosë BE-ja.

“E kam thënë me kohë, se nga të gjitha idiotësitë që kanë ndodhur në Bruksel, idiotësia më e madhe është marrëveshja rreth urës së Ibrit. Ka muaj që barrikada e quajtur "Parku i Paqes" është zëvendësuar me një barrikadë të re në formën e tarabave për ndërtim nga ana e BE-se”, tha Spahiu.  Sipas tij, pos vendosjes së këtyre tarabave nuk është bërë asnjë punë tjetër, që në të vërtetë do të duhej të bëhej gjer më tani.

“Tani kanë ka kaluar muaji qershor  dhe është dashur të lëshohet në qarkullim ura,  në bazë të marrëveshjes së Brukselit, por një gjë e tillë nuk ndodhi”, ka thënë Spahiu. Ndërsa, Albrim Badallaj analist politik ka thënë, se urat si koncept janë sinonim i bashkimit dhe lidhjes ndërmjet njerëzve e assesi që t’i ndajnë ata, apo edhe të shndërrohen në parqe. Ai ka thënë, se sa i përket çështjes së rivitalizimit të kësaj ure, besoj që prognozat e liderëve tanë çdo herë kanë qenë të huqura. “Këta nuk mund të japin data fikse, meqë ky proces po kushtëzohet nga pala serbe, atje ku dora e shtetit të Kosovës është e mangët.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat