Rama kërkon njohjen e Kosovës nga vendet anëtare të NATO-s

Politika

Rama kërkon njohjen e Kosovës nga vendet anëtare të NATO-s

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 19:11
Edi Rama në Varshavë

Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s i cili po mbahet në Varshavë është diskutuar çështja mbi ecurinë e misioneve të Aleancës dhe projektimin e stabilitetit në krahun jugor dhe atë lindor.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke kerkuar vëmendje më të madhe të Aleancës së NATO-s ndaj vendeve të Ballkanit, ka kërkuar gjithashtu edhe njohjen e plotë të Kosovës nga vendet anëtare të saj.

 Rama ka thënë se njohja e Kosovës është një domosdoshmëri që rrit stabilitetin dhe sigurinë në rajon. 

Në fjalën e tij Rama ka thënë se Shqipëria ka kontribute të vlerësuara edhe në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Si pjesë e koalicionit global kundër ISIS, Shqipëria ka planifikuar dërgimin e trajnuesve ushtarakë në Irak”, ka thënë Rama./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat