A do të mund të bëhet Vjosa Osmani presidente? Njohësi i çështjeve politike ka një shpjegim

Politika

A do të mund të bëhet Vjosa Osmani presidente? Njohësi i çështjeve politike ka një shpjegim

Nga: N. H Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 23:37
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Duket se zgjedhja e një kandidati për president të vendit po vazhdon edhe me tej të jetë një “mollë sherri”.

Njohësi i çështjeve politike, Haki Latifi, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se nuk është punë e opozitës zgjedhja e presidentit, nëse nuk dalin me kandidatin e tyre për president.

Sipas Latifit, e tërë përgjegjësi lidhur me çështjen e presidentit në këtë kohë i takon fituesit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Analisti politik shprehet se pasi kauza e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e fundit ishte për zbulimin e të vërtetës për të vrarët nga Serbia, kjo e fundit duhet të betohet se pa gjetur atë të vërtetë nuk ka dialog me Serbinë.

Image
Haki Latifi

“Në zgjedhjet e 14 shkurtit qytetarët e Kosovës votuan më tepër për liderin sesa për programin e partive. Duke marr secili përgjegjësinë e tij individuale e kushtetuese për zhvillimin e vendit dhe krijimin e kushteve të barazisë, ligjit dhe të drejtave të barabarta për secilin, pa dallime sociale e privilegje. Mendoj se për zgjedhjen e presidentit/es, në fillim qytetarët-votuesit presin që VV-ja do ta bëjnë a po e bëri kuorumin për zgjedhjen e presidentes nëse znj. Osmani është kandidate. Dihet se znj. Vjosa Osmani me premtimet e saja personale të listës “Guxo” e strehuar nën ombrellën e VV-së, e cila kishte kauzë të saj zbulimin e të vërtetës të të vrarëve nga Serbia, duhet të betohet se pa gjetur atë të vërtetë nuk ka dialog me Serbinë”, ka thënë fillimisht Latifi.

Latifi, poashtu ka folur edhe për dosjet e fundit, gjë për të cilat thotë se tash varet nga mënyra se si Osmani do të pozicionohet ndaj fakteve të qarta të dosjes së UNMIK-ut.

“Këto ditë dolën disa fakte në media për vrasjet politike të pas luftës. Ku znj. Osmani rastin e ka dhe këtë problem, duhet të gjejë dhe të zbuloj të vërtetën e vrasjeve të zyrtarëve të LDK nga partia ku ka hyrë si ushtare. Ndërsa, tash vrasësit i ka në selinë e VV-së, dhe me pak përpjekje ndoshta mund t’i identifikojë me gishtin tregues. Kuptohet se tash varet nga mënyra se si znj. Vjosa me listën e saj, do të pozicionohet ndaj fakteve të qarta të dosjes së UNMIK-ut që provon se së paku tre ekzekutime janë kryer me të njëjtën armë, nga të njëjtët autorë që kanë qenë truprojat e të dyshuarit, Rexhep Selimit, drejtuesit të lartë të Vetëvendosjes. Po ashtu, krijimi i një qeverie të re pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-së, do të kërkojë një koalicion që VV-në me listën e Osmanit të marrë 61 deputetë nga 100 vende në parlament. Nëse VV-ja do të duhet të ketë koalicion, më afër VV-së dhe z. Kurtit ka qenë z. Haradinaj, i cili është shprehur se është i hapur për koalicion”, tha Latifi.

Në fund, sa i përket postit të presidentit, Latifi është shprehur se ardhja e Haradinajt në qeverisje me Kurtin e Osmanin krijon konflikt lidhur me postin për të parin e shtetit.

“Por, ka një konflikt në këtë mes, pasi Kurti e Osmani do të marrin një pjesë të votave të minoritetit, jo atij serb, i cili do të jetë në Kuvend. Ardhja e Haradinajt në qeverisje me Kurtin e Osmanin krijon konflikt për presidentin dhe kjo i shton dilemat, kuptohet nëse nuk ndërhyn edhe faktori ndërkombëtar. Njëherit nuk është obligim i opozitës për të siguruar kuorumin për të zgjedhë presidentin. Qytetarët e Kosovës sigurisht që nuk e kanë harruar sa gazin lotsjellës në të kaluarën e afërt, e kanë shpërnda LVV-ja, për mos me i lënë me funksionu institucionet e mos të flasim për kuorum. Mendoj se nuk është punë e opozitës zgjedhja e Presidentit nëse nuk dalin me kandidatin e tyre për president as shumicën parlamentare”, tha krejt në fund, njohësi i çështjeve politike, Haki Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat