“Rikthimi” i fuqishëm i LDK-së, trondit LVV-në!

Politika

“Rikthimi” i fuqishëm i LDK-së, trondit LVV-në!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:20
LVV-LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë kohë nuk është edhe duke kaluar ditë të mira.

Pas humbjes në Podujevë, vend ky që ishte bastion i kësaj partie që nga paslufta në Kosovë, LDK-ja gjendet para një kthese të madhe.

Partia e Ibrahim Rugovës, duhet të reformohet, të ridizajnohet, dhe të dal e fuqishme para elektoratit kurdo që mbahen zgjedhjet.

Në të kundërtën, kjo parti mund të shkoj hapave të partive të tjera të cilat dita ditës janë më afër shuarjes.

Pra, AAK-ja dhe Nisma, janë dy partitë politike që shpejt do të jen vetëm emër. Këto parti duhet të shuhen në mënyrë që të mbesin tre parti kryesore në skenë.

LDK-ja si partia djathtiste, mjaftë e fuqishme që nga formimi i saj e deri më sot.

Partia e Albin Kurtit, LVV-ja e cila tash si duket ka filluar një rritje të fuqishme përshkak të rrethanave të krijuara nga Qeveria Hoti, por edhe nga ish-Qeveria Haradinaj, i cili u tregua jo i suksesshëm për Kosovën.

Ndërsa PDK-ja si një parti e fuqishme, sidomos në Drenicë, duhet të jetë pjesë e këtyre tre partive të mëdha në Kosovë. Elektorati i PDK-së, është i njëjti me atë të AAK-së dhe Nismës, prandaj këto dy parti mund t’i bashkohen PDK-së në mënyrë që edhe PDK-ja të ketë një riformativ të ri të partisë, pas shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Megjithatë, LDK-ja është e vetmja mundësi që mund t’i kundërpërgjigjet Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe pse humbi në Podujevë, LDK-ja është akoma parti e madhe, edhe përkundër disa zërave kritik brenda partisë, të cilët tashmë janë larguar apo i kanë larguar partia.

LDK-ja, ashiqare duhet të mblidhet dhe të diskutoj se ku është problemi i humbjes në Podujevë. Ky problem nuk është në Podujevë por në Prishtinë, andaj duhet të mendojnë në ndryshime të mëdha.

Në LDK duhet të ndërrohet edhe lideri i saj, Isa Mustafa.

LDK-ja duhej që ta vendos një njeri të zotin, dijetar, të jetë i urtë, por shumë i kujdesshëm ndaj kundërshtarëve politik. Ai duhet të jetë unifikues i kësaj partie, me secilin anëtarë të saj.

Madje edhe votuesit treguan që nuk i duan disa emra në LDK. E këta emra duhet që të lëshojnë rrugën për të rinjtë. Në LDK ka emra të fuqishëm, që partitë tjera në Kosovë nuk i kanë.

LDK-ja ka mundësi që me një ndryshim të shpejt në këtë parti, pasi që nuk ka kohë të mjaftueshme për të zgjatur këtë proces.

Në kohën kur LVV-ja po rritet fuqishëm, LDK-ja duhet të riformohet, të ndërroj disa personalitete, nuk do të thotë t’i largojë nga partia, por të rrinë më anash dhe të freskohet me fytyra të reja.

LDK-ja ka gabuar që në emër të saj ka lejuar figura të ndryshme të flasin. Me inkuadrimin në LDK, nuk është dashur t’u jepet mundësia shumë personaliteteve të falsin për LDK-në e Rugovës.

Ata ishin të rinj, ata u kyçen dje në parti që të marrin vendime për Partinë, pra për LDK-në.

Në emër të LDK-së duhet të flasin emra të shquar, që janë prej kohësh aty. Ata që janë rritur me frymën rugoviane, jo ata që ateruan para pak kohe në LDK.

LDK-ja ka pri në shumë procese të rëndësishëm në shtetndërtimin e Kosovës, andaj është shumë e dhimbshme për këtë parti politike që mos të ngritët fuqishëm. Ajo duhet shpejt e më shpejt të fuqizohet dhe në zgjedhjet e ardhshme, të dal fuqishëm para LVV-së, para partive tjera dhe para popullit të Kosovës!

Ajo mund të dal e para, mund ta trondit LVV-në edhe në kohën kur kjo parti ka filluar të rritet.

Ndryshimin e bën populli, por para popullit ndryshimin duhet ta bënë vetë LDK-ja, që popullit t’i jepet mundësia për ndryshim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat