Analisti nga Shqipëria flet për LDK-në dhe VV-në: Vijnë nga kahe të kundërta politike, por...

Politika

Analisti nga Shqipëria flet për LDK-në dhe VV-në: Vijnë nga kahe të kundërta politike, por...

Nga: A.M. Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 14:39
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Analisti nga Shqipëria, Ilir Vata ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, posaçërisht situatën e krijuar ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Vata, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se çdo vonesë e koalicionit në mes të VV-së dhe LDK-së, i jep shkas një situate të re politike, që mund të jenë zgjedhjet e parakohshme apo futjen e aktorëve të vjetër politik në lojë.

“Kosova nuk duhet të bie në batakun e politikës së vjetër. Çdo vonesë e koalicionit me VV-ja dhe LDK-ja, i jep shkas një situate të re politike, që mund të jenë zgjedhjet e parakohshme apo futjen e aktorëve të vjetër politik në lojë. Nuk është aq e thjeshtë sa duket mosmarrëveshje mes dy forcave fituese në Kosove, as për vende në qeveri, por për faktin se akterë të tjerë brenda dhe jashtë Kosovës, kërkojnë të gjejnë të çarë në këtë formacion politik fitues, sepse me qeverinë e re lidhe integrimi i Kosovës që kalon nga bisedimet Kosovë-Serbi, një standard i vendosur nga vetë vendet e BE-dhe SHBA. Kjo qeveri do të marrë përgjegjësi, për edhe për të ardhme afat shkurtër dhe afat gjatë të Kosovë për sa i përket strategjisë së integrimit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Ilir Vata

Gjithashtu, ai ka potencuar se LDK-ja dhe VV-ja vijnë me kahe të kundërta politike, po ajo që i bashkon është bashkëqeverisja

“Ndonëse dy partitë vijnë me kahe të kundërta politike, ajo që i bashkon është interesi bashkëqeverisjes si për të garantuar standardin e tyre politik dhe përgjegjësia për të zgjidhur dilemat që kanë për sa i përket çështjeve strategjike të Kosovës. Nga Vetëvendosja ka patur qëndrime radikale për sa i përket kufijve territorial të Kosovës dhe qëndrimit të saj në marrëdhënie me bisedimet me Serbinë, që në fakt në plan të parë përkojnë me interesat shqiptare por bien ndesh me procesin e integrimit të vendit në BE”, ka thënë Vata për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka folur edhe për marrëdhënie ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke potencuar se kjo e fundit po përdorë politikën e fqinjësisë për përfitimet e brendshme politike.

“Po asht, u qëndrimi përsa  përket bashkëpunimi në rajon janë në dilemë, pasi marrëdhëniet Kosovë Shqipëri u pasuan të përçara nga politika e “gjeneralëve”, madje shihen si të ftohta edhe me qeverinë e re, sepse kohët e fundi Kosova po përdor politike e fqinjësisë për përfitimet e brendshme politike. Pra, ka një politike konfuze që mbart qeveria e re ende pa u ndërtuar, dhe palët e interesuar në këtë proces, qofshin ato dashakeqe qe vinë nga lindja qofshin interesat strategjikë të perëndimit po përplasen pikërisht në këtë moment kur Kosova ka nevojë për qeverinë e re. Koalicioni, VV-ja dhe LDK-ja mund të jetë një bashkëpunim interesant se vjen nga diversiteti i bindjeve politike dhe nuk duhet të humb ku rast, pasi zgjedhjet e parakohshme mund ta kthejnë politikën e Kosovës në batakun e politikës së vjetër. E ardhmja e Kosovës ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit, pasi pa marrë rrugë integrimi i Kosovës rajoni do të jetë gjithmonë në zgrip. Ajo çfarë u takon qeverive është të kujdesen për interesat e qytetarëve, rritjen e standardeve ekonomike, rritjen e punësimit dhe mbajtja e vendit në shinat e integrimit BE/SHBA si kursi jetik për shqiptarët dhe ballkanasit”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat