Ikjet e shqiptarëve nga vendi, Shahu tregon si të veprojnë politikanët që t’i ndalin ato

Politika

Ikjet e shqiptarëve nga vendi, Shahu tregon si të veprojnë politikanët që t’i ndalin ato

Nga: G.B Më: 19 mars 2019 Në ora: 22:55
Foto ilustruese

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka folur për largimin e qytetarëve nga vendi, dera për këtë ka fajësuar politikën.

“Normal që politika i ka fajet, edhe unë kam faj, kushdo që ka pas përgjegjësi, ka sot, i ka fajet dhe mënyra që të ndryshohet kjo gjendje është me qenë sa më të sinqertë ndaj vetvetes edhe për t’u përballur me të gjitha ato që nuk janë në rregull në vendin tonë. E vetmja mënyrë është ajo”, ka thënë Haradinaj.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Haradinaj po paraqitet më tokësori, më i qarti dhe më i drejtpërdrejti.

Image
Rexhep Shahu

“Ndër politikanët shqiptarë, Haradinaj po paraqitet më tokësori, më i qartë e i guximshëm, më i drejtpërdrejtë. Ai ka kurajon të marrë përgjegjësi dhe jo të pasojë te nana gjyshe e lala kazan. Ai guxon, e merr përgjegjësi si politikan dhe në emër të gjithë drejtuesve”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, shqiptarët nuk do ta lëshonin atdheun, po qe se politikanët përkushtohen të mos bëjnë biznes me pushtetin, por të rrisin rrogat dhe të krijojnë siguri.

”Po të jenë të përkushtuar politikanët dhe të mos bëjnë biznes personal me pushtetin, po të mos bëjnë pushtet familjar e fisnor, po të cilin vend pune dhe po të rrisin rrogat, po të krijojnë siguri, nuk ka shqiptar që e lëshon atdheun. Politikanë që marrin përgjegjësi si Haradinaj nuk ka deri tani. Politikanët e tjerë e konsiderojnë si mode të kohës tonë largimin e shqiptarëve nga atdheu për pune e jetë më të sigurt”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat