Zogaj thotë se Amerika e ka shtuar interesin ndaj Kosovës, tregon arsyen

Politika

Zogaj thotë se Amerika e ka shtuar interesin ndaj Kosovës, tregon arsyen

Nga: G.B Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 23:02
Skënder Zogaj

Miku i madh i shqiptarëve, diplomati amerikan William Walker, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-së janë zbehur, nuk janë shumë të forta dhe se Kosova është vënë si në prapavijë, andaj Kosova duhet të punojë që të rindezë interesin e SHBA-së për Kosovën.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se miqtë që kanë investuar shumë për çlirimin e vendit, janë shumë të zhgënjyer dhe kjo paraqet rrezik të madh.

“Kosova e ka devijuar udhën e lirisë dhe rolin e pavarësisë prandaj, populli i Kosovës po e paguan tagrin e pamerituar me zhgënjime të mëdha në të gjitha fushat e jetës! Njëra nga gabimet më të rënda është se nuk kemi krijuar institucione ligjore, prandaj po vazhdon anarkia politike dhe mosfunksionimi i shtetit ligjor! Miqtë tanë qe kanë investuat për çlirimin e vendit dhe shtetndërtimin e Kosovës janë shumë të zhgënjyer dhe kjo paraqet rrezik të madh”, është shprehur ai.

Sipas Zogajt, Amerika e ka shtuar interesimin për Kosovën dhe po insiston që Kosova të funksionojë, por nëse faktori politik nuk di apo nuk do të merret vesh, çfarë u dashka të jetë interesimi i SHBA-së?

“Këto ditë po flitet shumë për zbehjen e interesimit të SHBA-ve, por unë mendoj të kundërtën Amerika e ka shtuar interesimin dhe po insiston që Kosova të funksionojë duke i fuqizuar institucionet ligjore. SHBA-ja po thotë merruni vesh se e keni prapa Amerikën! Por nëse faktori politik dhe institucionet nuk dinë ose nuk duan të merren vesh, çfarë u dashka të jetë interesimi i SHBA-ve? Vendimet legale institucionale (edhe siç është taksa 100 për qind) nuk e zbehin interesimin e akujt, përkundrazi, por e zbehin veprimet ilegale kapriçoze dhe individuale, që janë antidemokratike dhe te papranueshme! Miku i shqiptarëve Walker po thotë se është mirë me i koordinu veprimet me Amerikën”, ka deklaruar Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat