“Gjuha e Haradinajt fshatareske, por taksa s’do të jetë “mollë sherri” për prishjen e raporteve me Amerikën”

Politika

“Gjuha e Haradinajt fshatareske, por taksa s’do të jetë “mollë sherri” për prishjen e raporteve me Amerikën”

Nga: N.H Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:21
Ramush Haradinaj. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Analisti politik, Jeton Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk beson se taksa për mallrat serbe do të jetë 'mollë sherri' për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

 “Mendoj se qasja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket taksës që i ka vënë Qeveria e Kosovës shtetit të Serbisë nuk besoj se do të jetë ‘mollë sherri’ për prishjen e raporteve në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës. Kryeministri Haradinaj është një njëri i cili nuk merr vesh në diplomaci dhe gjuha e tij është krejtësisht fshatareske dhe nuk duhet të përgjigjet me atë qasje”, ka thënë Kelmendi.

Image
Jeton Kelmendi

Sipas tij, Haradinaj është njëri i etur për pushtet dhe me çdo kusht tenton t’i mashtrojë qytetarët e Kosovës se kinse është i dashur për popullin.

“Është një njeri i etur për pushtet, njëri që pa mërit e ka marrë atë pozitë dhe me çdo kusht tenton t’i mashtroj qytetarët e Kosovës se kinse qenka shumë i dashur për popullin e vet, nuk e ka shumë hallin sepse në fakt qytetarët nuk I besojnë kryeministrit Haradinaj, por vetëm një pjesë e fshatrave, po i quaj kështu në kontekstin e të menduarit”, ka thënë ai.

Kelmendi më tej nënvizon se kryeministri Haradinaj nuk ka guximin që ta kundërshtoj SHBA-të rreth taksës, ndërsa thekson se do të veproj sikurse me demarkacionin.

“Edhe ketë do mund ta heqë sikurse demarkacionin, nëse e kanë seriozisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Haradinaj po orvatet që t’i mashtrojë përsëri ata votuesit, sepse nuk mendoj se ka guximin ky njeri që të kundërshtoj SHBA-në, por këta të fundit e sugjerojnë Haradinajn në mënyrë që të hapen rrugë për dialogun”, ka përfunduar analisti politik, Jeton Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat