Sa është serioze nisma e Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës?!

Politika

Sa është serioze nisma e Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës?!

Nga: A.M. Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:06
Agim Bahtiri dhe Kadri Veseli

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilit i ka dorëzuar 16,594 nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Gjatë dorëzimit të peticionit, kryetari Bahtiri ka thënë se këtë peticion po e dorëzon në emër të qytetarëve, dhe ka shtuar se qëllimi i tij është që ta bëjë Mitrovicën një qytet të barabartë për të gjithë, pavarësisht dallimeve etnike.

Lidhur më këtë temë, njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani është shprehur për “Bota sot” se për bashkimin e Mitrovicës duhet që të bashkohen të dyja qytetet dhe se mendon se mund të ketë politikë propagandistike.

“Kjo temë nuk mund të rrjedh nga një komunë për bashkim, por dy komunat duhet të pajtohen që me një peticion dhe kërkesë të përbashkët të bashkohen, kjo nuk është e ligjshme. Pra kërkohet shkrirje e komunës nga vet komuna, por jo nga një komunë tjetër të bëhet peticion për fuzionim, kjo nuk ka logjik ligjore, politike propagandistike mund të ketë por s`ka bazë ligjore fare”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka shtuar se gjërat nuk janë seriozë ne kuptimin ligjor.

“Po të ishte kështu Komuna e Prishtinës moti kish mbledh nënshkrime për të fuzionuar Komunën e Fushë Kosovës këto gjëra nuk janë serioz në kuptimin ligjore”, ka përfunduar Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat