Fazli (Tahir) Kurbogaj - Hajrije (Seferaj) Kurbogaj - Ramë (Fazli) Kurbogaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Fazli (Tahir) Kurbogaj - Hajrije (Seferaj) Kurbogaj - Ramë (Fazli) Kurbogaj

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 00:30
Fazli (Tahir) Kurbogaj - Hajrije (Seferaj) Kurbogaj - (Fazli) Kurbogaj

Hajrije (Seferaj) Kurbogaj

(1935 - 2006)

12 vite kaluan pa Ju Nënë e malli për Ju nuk u shua.

Ike atëherë kur ne kishim nevojë më së shumti për këshilluat tuaja , sepse tërë jetën e shkrive vetëm e vetëm për të na rritur, edhepse me një skamje 

të skajshme por që qëllimit ia arrite dhe neve na rrite. Prandaj pusho e qetë se edhe ne kujtimet për Ju i kemi të freskëta sikur në ditët tona më të hershme.

Fazli (Tahir) Kurbogaj   

(1894 - 1986)

Baba i dashur , vitet po kalojnë e malli dhe kujtimi për ju sa vie e shtohet.

Ishe dhe mbete shembëlltyrë e pa shlyer për të kaluarën e Rugovës dhe për besën e dhenë ndaj Atdheun sa që as para Tytave të armikut sllave nuk u përkule por qëndrove stoik e vertikal për tu treguar brezave të ardhshëm se pa besë e qëndresë nuk ka ATDHE.

Ramë (Fazli) Kurbogaj

(1969 - 2012)

O i dashuri  Vëlla , Baba e Bashkëshort , u bënë 8 vite sa 8 shekuj që po të presim se kur do të na kthehesh , 

por ja që vdekja qenka e pakthim, ndërsa ne fëmijët tu  po rritemi me mallë e pikëllim që nuk të kemi pranë.

E tillë është mungesa juaj edhe për bashkëshorten, vëllezërit e motrën tuaj, që tani po jetojnë me kujtimet më të mira për Ju.

Andaj prehu i qetë , se ne nuk të harrojmë deri sa ky dhe i Kosovës të na bashkoj.

Me mallë të pashuar ju përkujtojnë: Vajza-Motra Nuria, djemtë - vëllezërit Tahiri, Qazimi, Rrustemi e Sadiku, rejat, bashkëshortja, nipat, mbesat, vajzat e djemtë si dhe mbarë Familja Kurbogaj nga Rugova, Zahaqi, Peja e diaspora.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat