Bujar Thaqi

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Bujar Thaqi

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 00:09
Bujar Thaqi

E kam shumë të vështirë të shkruaj përkujtimin për ty vëllai im i dashur dhe me i miri. Me dhimbje e shumë mall kaloi ky vit..

Kush e di se sa vite do të shkruaj me zemër të thyer, e sa lot do të derdhen në çdo moment për shkak të mungesës tënde. Ti ike larg nesh për të mos u kthyer më kurrë. Por çfarë të bëjmë, jeta qenka e tillë e pa drejtë. Bujar, vëllai im fjalët dhe kujtimet për ty nuk kanë fund, por dua që të them se ti ike vetëm fizikisht nga ne dhe s’do të të shohim më kurrë. Por gjithmonë do të mbetesh i pranishëm e i gjallë në kujtime dhe mendjet tona... Shumë kujtime shumë punuam  ishim të pa ndarë deri sa sëmundja na ndau. Ike në kurbet për tu shëruar por ishte e kot. nuk ia arrite.

Do të kujtojmë me mall të pashuar: Vëllai Burimi me bashkëshorten Ymrija, djemtë Fisniki, Fatjani dhe Andi.

 

I dashuri vëlla, sa mall kam për ty. Dua të përqafoj e të nxjerrë dhimbjen që kam për ty. Me mungon shumë.

Ka kaluar një vit pa ty. Akoma nuk më besohet që ti ke shkuar e nuk kthehesh më.

Në shtëpinë tonë nuk ka më gëzim, veç dy prindërit tonë duke vuajtur dhe duke pritur që ndoshta do të kthehesh.

Ti tani je një engjëll. Ishe hala i ri për të shkuar.

Me plotë dhimbje humbjen tende duhet ta pranojmë edhe pse dhemb aq shumë.

Ti ishe aq i bukur, por zbukurove një tjetër Mbretëri.

Dua të të them që jeton gjithmonë mes nesh.

Me kujtohen shumë kujtime bashkë të dy, por jeta na ndau dhe prezenca jote më mungon shumë.

Sa e gjate kjo jetë pa ty, sa i trishtueshëm jam.

Jam lodhur nga kjo dhimbje që po më shkatërron në shpirt.

E përkujton me mall: Vëllai Blerimi, me bashkëshorten Mimozën, fëmijët Blerjanti dhe Duarti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat