Bujar Thaqi - Bota Sot
Bujar Thaqi

Perkujtime

E martë, 21 gusht 2018

Bujar Thaqi

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 00:06
Bujar Thaqi

Sa rëndë të mendojmë që sot po bëhen një vit pa ty djali ynë. Nuk gjejmë dot fjalë për ta shprehur dhimbjen, pikëllimin, mungesën dhe zbrazëtinë që ke lënë në zemrat tona. Ishe një djalë i urtë me zemër të mirë. Dashuria dhe mirësjellja jote ndjehet kudo në mesin tonë, ashtu sikur edhe ti gjithmonë do jesh i pranishëm në shpirtin e në mendjen tonë. Do të kemi udhërrëfyes të heshtur, do të shohim në ëndrra, do të flasim për ty me zërin tënd të ëmbël, sepse ndryshe nuk dimë dhe nuk mësohemi pa ty. Po vjen vera pa ty, po vjen e ftoftë pa buzëqeshjen tënde dhe fjalët e tua të ëmbla.

Për ty malli sot është i madh, po qan syri e po të kërkon zemra. Vdekja jote ishte shumë e hidhur, dhe shumë e rëndë për ne, saqë nuk po mund të pajtohemi ende me shkuarjen tënde. S’ka fjalë, s’ka ngushëllim, s’ka lot që mund ta shuaj dhimbjen që kemi për ty Bujar. Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, kujtimi dhe malli asnjëherë nuk treten, do të jenë gjithmonë pjesë e jetës sonë. Krenohemi që të patëm.

Me lotë në sy e me dhimbje në zemër të kujtojmë gjithmonë e kurrë s’të harrojmë: Baba Shemsedini dhe Nëna Ryva.

Vështir është të shkruhet kujtimi për ty i dashur vëlla. Sot një vit pa ty o vëlla. Një vit plot dhimbje dhe mall. Fjalët e mija nuk kanë fuqi për të shprehur mungesën tende, dhimbjen që kam në shpirt. Thonë se koha shëron plagët dhe lehtëson dhimbjen, por asgjë nuk mund të ma largojë mallin për ty. Një vit pa të thirrur, vëlla, pa të parë pa të puthur zemra e motrës. Mungesa jote për mua është zbrazëtirë që nuk plotësohet kurrë. Malli çdo dit më vret, më mungon çdo gjë e jotja. Ishe dhe do mbetesh krenaria  e familjes tonë. Sot të kujtojmë me mall dhe ngushëllojmë njëri-tjetrin se një ditë do të takohemi të gjithë në amshim.

Me mall e me dhimbje në shpirt të kujtojmë: Motra Merita me bashkëshortin, Bashkimin, djalin Ilirjanin, vajzat Leodona, Leandra, Lauresa.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test