Agron Rrustem Bytyqi

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Agron Rrustem Bytyqi

Më: 25 maj 2018 Në ora: 00:08
Agron Rrustem Bytyqi

10 vite pa më të dashurin tonë

U bë kohë që ke ikur, u bënë plotë 10 vjet. Shtëpia nuk është njësoj pa ty, ka ndryshuar krejt. Kërkojmë shikimin tënd mes njerëzve por nuk e gjejmë.

Të kërkojmë mes kujtimesh, e fytyra jote e buzëqeshur shfaqet, ajo buzëqeshje e ngrohtë e sinqertë që na mbush jetë.

Vijmë tek varri yt dhe flasim, të tregojmë gjërat që ndodhin çdo ditë, por ti nuk flet vetëm dëgjon me vëmendje.

Na mësove që në jetë duhet të jemi të fort dhe ne atë po mundohemi ta bëjmë. Sa keq që nuk të kam tani kur na duhesh më së shumti.

Do të donim që në rrugën tonë të të kishim dhe ty si mamin. Megjithatë jam e sigurt që TI na mbron nga atje lart...

Të përkujtojnë me mall: bashkëshortja Valbona me fëmijët Erza dhe Adonisi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat