Sefer (Bekë) Hadergjonaj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Sefer (Bekë) Hadergjonaj

Më: 9 maj 2018 Në ora: 00:27
Sefer (Bekë) Hadergjonaj

Si është jeta kështu , në momentin më të lumtur të bije hija e zezë,dhe dikë ta merr nga jeta por nga zemra jo.

Ah Gjyshi im si e bëre mbesën tënde të marr fletën dhe lapsin e të shkruaj përkujtim për Ty.

Si u dorëzove aq shpejt në jetën tende, si pate guxim ti lësh nipat dhe mbesat me lot në sy, duke kërkuar gjyshin , duke i kërkuar përqafimet, këshillat, tregimet për vuajtjet e tua.

Ku është dora jote që ta përkund djepin, ku është zëri yt me këngët e tua që jehonte në gjithë shtëpinë, ku është buzëqeshja jote

që na lumturonte të gjithëve. Të gjitha paskan qenë për një kohë të shkurtë. Shumë shpejt të morri malli për gjyshen, Ti shkove por  i le të gjithë me lot në sy, me dhimbje, pikëllim, mall dhe me zemër të thyer. Ne kudo të kërkojmë pse fshihesh, të thërrasim pse nuk na flet,

pse nuk  vjen të na përqafosh, a mos të kemi hidhëruar ndonjë gjë ? Si e lejove vdekjen  të troket aq shpejtë dhe të marrë nga ne . Fjalët e tua, veprat tua, nuk do të vdesin asnjëherë. Ti ike nga ne, por fjalët e tua , kujtimet , bashkë me Ty na bëjnë të ndihemi se ende je gjallë

dhe përballë nesh. Ti ishe  shtylla e shtëpisë tonë,Ishe dhe do të mbetesh Gjyshi më i mirë në botë. Vuajtjet e tua që ke kaluar në jetën tënde na ke treguar dhe i mbajmë ne mend. Ti ke qenë njeri i mirë për të gjithë, ke menduar vetëm të mirën.

Kushdo që të ka njohur është mirënjohës me Ty dhe flasin për veprat e tua që ke lënë.

Guximi yt dhe rreziqet e  tua fliten në çdo vend. Njerëzit vetëm ndihmë kanë pasur nga Ti.

Jeta jote ka qenë e sprovuar në çdo mënyrë, por gjithmonë je treguar trim dhe ke qenë nën mbrojtjen e Allahut, gjithmonë ke kërkuar dua drejt Zotit dhe ke shkuar në atë botë duke përmendur Zotin.

U bëre engjëll I Zotit , shkove në parajsë, por tek ne çdo gjë u shndërrua në lot.

Stina e pranverës ka vetëm mall dhe lot , as lulet nuk duan të çelin se nuk je Ti që Ti shohësh.

Nuk mund  ta shohësh diellin me rrezet e tij, nuk mund ti shohësh nipat dhe mbesat si luajnë dhe argëtohen , por i sheh lart nga qielli, buzëqesh dhe mundohesh që të flasësh sikur se të ishe pranë  nesh, por kot se ne as nuk të shohim as nuk të dëgjojmë,

vetëm i kujtojmë ditët me Ty dhe flasim me fjalët e tua.

Gjyshi im , gjithmonë do jesh në zemrat tona , I paharruar për ne .

Ishalla Zoti ju ka takuar në xhenet bashkë  me Gjyshen në botën me lule.

Pusho i qetë!

Me plot mallë, dhimbje, lot dhe pikëllim të përkujton:  Mbesa jote Hate Hadërgjonaj që të don shumë dhe nuk të harron kurrë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat