Këshillat tua do të na ndjekin në çdo hap të jetës

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Këshillat tua do të na ndjekin në çdo hap të jetës

Nga: Aziz Bytyçi Më: 8 maj 2018 Në ora: 13:14
Imer Bytyçi

Ditët po  ikin shumë shpejt , nuk po mundem të pajtohem se më baba Imer nuk je në këtë botë të rrejshme . Po më mungon shumë baba Imer.Kaloi plotë një javë pa ty nga dita e shkuarjes në amshim, malli për ty o babai im vetëm sapo  më shtohet. Të gjithë  kemi mall për ty, ne bijët tuaj,nipat e mbesat, mungesen tuaj fizike po e ndjejmë e tërë familja jote o baba Imer. 

Sa shumë gjëra mund të ndodhin brenda pak momenteve…e kuptova këtë gjë në atë mëngjes të fresket të së prëmtes…për një moment bota ime ndryshoj,për një moment gjithqka mori kuptim tjetër, për një moment të humba baba e mbeta jetim…U largove aq shpejt , aq befasisht,sa që akoma nuk po mund të besoj që nuk je më në mesin tonë,po të  kerkoj me sy në çdo cep të shtëpis duke mos dashur ta besoj faktin që ti nuk do të kthehesh më kurrë…

Ike në përjetësi duke na lënë pas kujtimet më të bukura që mund ti ketë dikush…do të jetoj gjithmonë me krenarin që ishe babai im, një njeri i urtë, i mirë,puntorë e i ndershëm…këshillat e tua do të më ndjëkin në cdo hap të jetës, fjalët e këtij përkujtimi, nuk mund ta përshkruajnë dot dhimbjen për prindin e dashur, babën Imer. Fjalët, veprat dhe vlerat tua burrërore, urtësia, bujaria dhe fisnikëria jote, do të mbeten përherë udhërrëfim për ne, pasardhësit tuaj dhe brezat tanë që do të vijnë.

Të jemi mirënjohës për gjithë veprimtarinë tënde në shërbim të së ardhmes sonë të sigurt!

Gjithnjë me mall e dhembje e kujtojnë djemtë : Azizi e Idrizi , nipat dhe mbesat si dhe farefisi.

 Shpresoj të ma kesh bërë hallall hakun mua dhe gjithë anëtarëve të familjes tuaj…pushofsh i qetë e u takofshim në botën tjetër me dëshirën  e All-llahut!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat