Asllan Qazim Metë Alaj

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Asllan Qazim Metë Alaj

Më: 4 maj 2018 Në ora: 00:27

13 vjet nga ndarja e përjetshme e djalit, babait, vëllait, bashkëshortit, axhës dhe gjyshit tonë të dashur

Thonë se koha shëron plagët. 13 vjete më pas, kujtimi për Ty është më i fortë se kurrë. Zbraztësi e thellë dhe lloj plage në vete, në Zemër, në shpirt, në vullnet dhe ndjenjë. Një boshllëkë i papërshkrueshëm sa vjen e rritet, sa vjen e bëhet më i rëndë.

Me vullnetin e Zotit, nënëlokja na ka lënë, e cila ishte një zëvendësim i rrallë për Ty. Ajo, sado pak, na zbuste dhembjen, Babai jonë i dashur. Këtë mungesë tënde të madhe, Nënëlokja, me besimin, forcën dhe qëndrimin e saj të një heroine, na lehtësonte shumë, na lehtësonte kujtimin për Ty, na lehtësonte mërzinë dhe na japte kurajo, frymëzim dhe besim për të të kthyer në motiv të jetës, të punës dhe të respektit.

Lutem ditë e natë se trashëgimtarët dhe pasardhësit tënd të shumtë, të cilët të ngjajnë aq shumë, do të na japin vullnetin për jetë dhe do të na ndihmojnë për të vazhduar punën me krenari, nder, respekt dhe përkushtim.

Kujtimi për Ty është vlera dhe kuptimi më i çmuar i jetës tonë, me të cilën rritemi, jetojmë dhe e ruajmë thellë në zemrat dhe mendjet tona!

Të kujtojnë, përjetësisht: Vëllezërit Afrimi, Bashkimi, Feimi, Alia, motra Raza, bashkëshortja Hanifja, djemtë Florimi dhe Rrustemi, vajzat Flora, Flaureta dhe Hyria, rejat Besa dhe Ardiana, nipat dhe mbesat Asllani, Kanuni, Fiona, Saranda, Ariana, Lea dhe Ora, Rrezarta sidhe mbarë familja ALAJ dhe farefisi i gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat