Zoje Hadergjonaj

Perkujtime

E mërkurë, 17 prill 2024

Zoje Hadergjonaj

Më: 14 prill 2018 Në ora: 00:08
Zoje Hadergjonaj

Sot bëhen 6 vite nga ndarja jote  Gjyshja ime

Çdo ditë, muaj dhe çdo vit me shumë dhimbje dhe pikëllim në zemrat  tona ,

Kalon viti dhe vije momenti  që të shkruaj përkujtim për Ty Gjyshja ime.

Çdo ditë të kujtojmë me mallë,flasim me fjalët e tua  që kanë rëndësi për secilin  prej nesh dhe zënë vend në gjithë botën  dhe jam e bindur që do të përcillen  brez pas brezi.

Çfarë të them për Ty Gjyshja ime , çdo herë fjalët e njejtë , bujaria jote , trimëria dhe veprat e tua mbresëlënëse  kujtohen gjithmonë,

ngado që të shkoj jam krenare edhe kur më flasin njerëzir dhe kur unë ju flas për Ty, sepse çdo njeri mburret me Ty dhe veprat  e tua.

Ti shkove nga kjo botë në kohën kur duhej ti shihje lulet  se si çelin , ta shihje stinën e pranverës se si po vije , ta shikoje diellin  sesi i lëshon rrezet e tij, por vdekja të morri herët nga ne , ike nga kjo botë si një lule që nuk do të vyshket asnjëherë , u bëre engjull dhe tani po na shikon lart  nga qielli Gjyshja ime.

Të gjithë i bëre me lot në faqe , në zemrat e çdonjërit ka mallë,dhimbje dhe pikëllim.Nga kjo jetë e morre edhe Gjyshin , nuk e lejove që të rrijë edhe ndonjë ditë me ne, nuk e lejove që ta përqafojnë nipat dhe mbesat dhe që të na jep  këshilla për jetën.

E kërkojmë në çdo anë të shtëpisë, e thërrasim por nuk na përgjigjet. Duam tregime  dhe përralla por nuk ka kush të na rrëfej, sepse vdekja është kështu të merr nga bota,

jeta dhe familja pa e pritur as pa e menduar. U bëtë engjuj  të Zotit dhe po jetoni në Parajsë në mes të luleve.Jam e bindur se dy shpirtra sikurse Ju Zoti ju ka bashkuar në Xhehnet dhe po  vazhdoni jetën në botën e luleve.

Me shumë mallë, dhimbje dhe pikëllim të përkujtojnë: 

Mbesa jote Hate Hadërgjonaj  që të don shumë dhe nuk të harron kurrë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat