Sot, u bënë 19 vite nga humbja e Djalit , Vëllaut , Bashkëshortit dhe Babait tonë të dashur
Të lësh kujtime të mira do të thotë të mos harrohesh kurrë,
duke pasur parasysh mirësinë tënde që ke pasur ndaj nesh dhe plot kujtime të ëmbla që na ke lënë,
ne e kemi të vështirë mungesën tënde e cila ka krijuar një zbrazëti të madhe në jetën tonë,zbrazëti të cilen nuk mund ta kompenzoj askush në këtë botë.
Emri yt ekziston tek ai mermer por Ti për neve nuk je poshtë atij mermeri.
Shpirti yt është ëmbëlsia që na ndriçon jetën.
Jemi me fat dhe pafat.
Me fat që të kishim dhe pafat që të humbëm !
Që nga dita që të humbëm na ke munguar, na mungon dhe do na mungosh gjithë jetën .
E përkujtojnë me mallë: Nëna Ajmoni, vëllezërit, motrat, si dhe bashkëshortja Sevdia me vajzat Leonitën, Erlindën dhe Elvisën.