Denis (Shkëlzen) Nikqi - Bota Sot
Denis (Shkëlzen) Nikqi

Perkujtime

E mërkurë, 26 shtator 2018

Denis (Shkëlzen) Nikqi

Më: 17 mars 2018 Në ora: 00:43
Denis (Shkëlzen) Nikqi

Më  17.03.2018   bëhen 3 vite që Zoti na e morri djalin tonë

Janë të pakta fjalët të shkruajmë se sa na mungon , ditët sa vijnë e shkojnë dhe dhimbja për Ty vetëm shtohet .

17.03.2015 do të jetë data më e malkuar për ne . Emri yt është tash aty tek ai mermer por Ti nuk je poshtë atij mermeri , 

Ti nuk banon atje , Ti banon në kujtimet e mrekullueshme që na ke lënë në gëzimin që ke ditur të na dhurosh .

Jeton në buzëqeshjen që ke lënë te personat që ke dashur ,  dhe në lotët e atyre që të kujtojnë.

Malli për Ty nuk do të shuhet kurrë,por ja që edhe jeta i ka valët e zeza , kur duhet edhe pa dashje të kalojmë në to.

Me dhimbje të thellë, me zemër të thyer, të përkujtojnë :

Babai Shkëlzeni, Nëna Kosovarja, dy vëllezërit Dritoni dhe Dorjani, Gjyshi Rashiti, Gjyshja Gjyla, si dhe Axha Iliri me bashkëshorten Ajetën dhe fëmijët Liridoni, Laura , Learta , si dhe mbarë familja Nikqi nga Rugova dhe Gjermania.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test