Mentor (Bajram) Zekaj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Mentor (Bajram) Zekaj

Më: 6 mars 2018 Në ora: 00:31
Mentor (Bajram) Zekaj

Sot, më 06.03.2018 bëhet një vit nga vdekja tragjike e më të dashurit tonë, me të cilën s'po mund të pajtohemi asnjëherë.

Tash e një vit , një dorë tinzare ta sulmoi jetën, dritën, rritën .. Një dorë mizore të morri jetën për ta zhdukur buzëqeshjen.

Këtë ta bëri dora tinzare, vetëm se  ishe fisnik e në vete kishe seriozitet, shpirtin bujar, sinqeritetin, zellin dhe bamirësinë.

Ishe si dielli që shndritë për t'u bërë sakrificë atë ditë.

Ti kishe prirje për gëzim në këtë jetë, për  t'iu bërë mirë tjerëve vërtet .E gjithë kjo të kushtoi me jetë.

Biro, për Ty kam dhimbje të madhe, sepse te Ti dallova ëmbëlsinë shpirtërore,  ndërsa sot trupi yt i njomë pushon ndër varre.

As dielli më s'më bën dritë prej atij momenti të kobshëm që na ndodhi atë ditë. Ajo dorë mizore t'a shoi krenarinë për t'na sjellur ne të gjallëve mërzinë.

Mallkuar qoftë ajo dorë vrastare që ta morri jetën për pare!

Për të gjallë tëndin, Biro, për shumë të mira në jetë  u veçove , por pse atij dorasi të ligë i besove !?

Ti, Biri im, vëllazërisht dorasit i ndihmove, por pabesisht prej tij u sulmove.

Në këtë njëvjetorë duke të përkujtuar Ty, s'po kam më fuqi  për ta përballuar këtë fatkeqësi.

Ah, moj dorë vrastare, ti qofsh e mallkuar, si bën t'ia kthesh tytën atij që të ka ndihmuar !?

Me vaj në buzë,  Biro, të shkrova këtë përkujtim për Ty, sepse isha mësuar për të parë të buzëqeshur çdo ditë në shtëpi.

Me mallë të pashuar e me lotë në sy të përkujtojnë: Babai Bajrami, Bashkëshortja Mirjeta me fëmijë, Vëllezërit Dritoni e Vetoni, Motra Merita, si dhe mbarë farefisi nga Peja  e Jabllanica e Madhe - Pejë, dhe Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat