Po kalojnë ditët, muajt, e shumë vite kanë kaluar, por lotët në sy akoma nuk janë larguar.
Na ka marr malli shumë o babë, bashkëshort, vëlla dhe gjyshi jonë i dashtun.
Edhe pse kanë kaluar 9-te vite pa ty, për ne kjo ditë është sikur atë ditë kur në morëm lajmin që ti ke ndërruar Jetë.
Ishte për ne e pabesueshme. Por zoti të deshti për veti.
Me shumë mallë e lot në sy të kujtojnë e s’të harrojnë kurrë bashkëshortja Beg`ja motra Selfije me familje djemtë Muhameti, Mustafa, Muharremi, Mentori, me familjet e tyre, djali Merlindi. Vajzat Hatixhja, Hikmetja me familjet, mbesa, nipa, miq e dashamir që të njohën e nuk të harrojnë kurrë.
I pa harruar qoftë gjithmonë kujtimi yt.