Valon (Rexhë) Dukaj

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Valon (Rexhë) Dukaj

Më: 31 janar 2018 Në ora: 00:27
Valon (Rexhë) Dukaj

Dy vite mungesë që do zgjasin gjithmonë, gjithçka e bukur ka mbetur në të kaluarën, gjithçka që e bën një familje të pasur ka mbaruar, 

Valon jeta jonë me Ty shkoi edhe  lumturia, me Ty shkoi jeta, me Ty shkoi edhe fati jonë i mirë, me Ty shkoi vullneti dhe shpresa, o gëzimi ynë, shpirti ynë, sa shumë mungon, sa shumë rrezaton buzëqeshja jote mall tek ne, sa pritje pa fund, sa pyetje pa përgjigje ..

Shkojnë ditët, javët, muajt, një nga një, me një dhimbje të madhe që nuk përshkruhet as nuk gjej fjalët e botës që ti tregoj dhimbjet që le prapa, fjalët që le kujtim  tek secili që të njohu, dhe tek çdo familje që hapi derën për TY, të gjithë ndjejnë atë çka  nuk mund ta shprehin me fjalë vetëm përmes lotit 

dhe dhimbjes së tyre, kaluan muajt tek sa mundohemi  të jemi më të fortë,  por Janari ah Janari..

JANARI, një Janar i ftohtë i ngrirë, mirëpo ashtu tek gjen zemrat tona, kemi parasysh kur flasim për datën 31 si e fundit të jetë ashtu edhe e fundit mbetet për neve,  

VALON  kaluan dy vite pa të parë sytë tanë , kaluan dy vite mallë, dy vite lotë, dy vite pritje, të pret Babi, Valon sepse të kishte gëzimin e parë,nuk i mbush zemra jetë dhe nuk ka fuqi të përballoj dot humbjen tënde, e vështirë bir që ne të përjetojmë humbjen e të birit , të pret Nëna që prej se ike nuk pushoj së prituri e zhytur në mesin e lotëve dhe mallit  të pafund , një Nënë që edhepse në mesin të gjallëve, jeton me shpirt tek ti, dhe s'pushon zemra e saj së qetësuari deri sa të të shoh Ty përsëri, se çdo mëngjes hap dyert e shtëpisë me shpresën se do të vish, me shpresën se do të kthehesh, ahh vëllezërit, vëllau që tashmë morri epitetin e vëllaut të madh , u kthye Valon u kthye,  po po mirë dëgjove erdhi Trimi erdhi!

Por çka ?? S'të pa dot , s'të pa dot zemra ti gjakon lot sot  e gjithë jetën, mallon rrugën e gurbetit se e ndau prej teje,  ndërsa sytë që i shkëlqejnë nga lotët,  janë sytë e Fitës,

Valon Fita është rritur, është bërë aq i bukur dhe shpirt floriri ashtu siç thoje dhe ashtu siç doje ti, por në mesin e turmës , në mesin e shokëve ai të pret Ty, shikon në çdo anë nëse vëllau i tij i madh i shtrëngon dorën (Jam unë me Ty mos ke frikë ), por kot janë ëndrra koti,  janë pritje koti që nuk përfundojnë kurrë, sa flas për vëllezërit është një tjetër engjull që lutet për Ty dhe ka mall për Ty, është motra jote e vogël

dhe e vetme  në mesin e dy TRIMAVE  kërkon HEROIN, gjersa e mërzitur pret mesnatën të flas me hënën, ndonëse aty tashmë të gjen Ty, lot, mall dhe shumë kujtime, ah sa shumë..

Do të jetojmë së bashku, do të mundohemi të jemi të fortë që të kujtojmë  gjithmonë, por  një ditë do bashkohemi dhe prapë do vazhdojmë..

Kësaj jete i gëzohet ai që s'ka parë më mirë, lutemi tek ALL-LLAHU fuqi plotë që të jesh atje , ku është më mirë se këtu pranë nesh, ndonëse ne nuk mundem të kujdesemi për Ty, të mëshiroftë i madhi ALL-LLAH , dhe të pastë falur , e pranuar në mbretërinë e tij.

Të Përkujtojnë me mall: Babai Rexha , Nëna Hyra , vëllezërit Valtrimi, Fitimi dhe motra Fjolla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat