Sa herë që shtatori do trokasë në dyrt tona, do ma kujtojë se thellë në humnerën e kobshmërise së vet të mori edhe Ty me vete.
O i shtrenjti Vëlla, më trego si ti mashtroj sytë që kërkojnë të shohin e veshët që të dëgjojnë.
Për zemrën s'po flas se aty do jetosh sa të jetë jeta. Thonë se koha shëron plagët, por e vërteta qenka se ajo vetëm mundohet të na mësojë të jetojmë me to. Të kisha gjithqka në këtë jetë e ende vazhdoj që t'a ndjej prezencën tënde kudo që marr frymë.
Ishe,je dhe do të mbetesh në jetën time.Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të cilës ia kushtova një jetë të tërë.
Me mallë që na djegë zemrat të kujtojnë: Motra Fitneti me bashkëshortin Malën dhe fëmijët Alabin,Sadikun dhe Aulonën.