Ajne (Morina) Hyseni

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Ajne (Morina) Hyseni

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 00:14
Ajne (Morina) Hyseni

Kaloi një  vit e ne ende zgjohemi në mëngjes me shpresë se kemi parë një ëndërr shumë të keqe.

Një vit pa Ty është shumë i rëndë, është njëjtë si sot , si dje , si ditën kur ti shkove Nënë.

Asgjë nuk mund të të rikthej më në këtë jetë , as lotët , as malli , as lutjet për Ty.

Çdo ditë përmendet emri yt Nënë, kujtimet për Ty janë aq të bukura, bashkë me buzëqeshjet e tua plotë jetë.

Ti kujdeseshe gjithmonë për mirëqenien tonë, na linde, na rrite me plot mund, na edukove, gjithnjë deshe që ne të jemi shembull për të gjithë.

Do të jenë të paharruara kujtimet për Ty Nënë. As fjalë nuk gjejmë për të përshkruar këtë dhimbje kaq të madhe.

Do të jesh gjithmonë në zemrat e shpirtin tonë ashtu siq ishe e dashur dhe e sinqertë si Nënë dhe gjyshe për të gjithë.

Me respekt Familja Hyseni nga fshati Ramun - Pejë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat