Raif Kadri Zeqiraj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Raif Kadri Zeqiraj

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 00:23
Raif Kadri Zeqiraj

Sot më 06.10.2016 ,u bënë 2 vite pa Ty Vëllau im i dashur 

 Unë kam dal oh vëlla te dera,

me të prit si hera tjera, 

sa shumë sot isha gëzuar,

për Ty oh vëlla me të përqafuar

por Ti nuk je ktu oh vlla i nderuar!

Sa me dhimbje vëlla unë po qaj,

për të përshkruar nuk kam fjalë

zemra ime po don me mu ndalë,

por nuk dua pa ti thënë edhe do fjalë .

Kudo që jemi,

kudo që shkojmë,

nga zemrat e vajtuara

jo kurrë s'të harrojmë.

Të kujtojmë me mallë,

pikëllim e mërzi,

të qoftë dheu i lehtë

aty ku pushon Ti !

Nga motra Hajrija Metaj me bashkëshortin Zymerin ,mbesat Liridona , Leonora, Albina si dhe nipi Lirimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat