Sofije ( Krasniqi ) Lahu

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Sofije ( Krasniqi ) Lahu

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 00:21
Sofije ( Krasniqi ) Lahu

Sot, më 19.09.2016 , u bënë  dy vite pa Ty në këtë botë Nënë e paharruar Sofije.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ty dhe veprat tua, Nënë Sofi. 

Viti kaloi, kujtimi për Ty do të mbetet i pashlyer.

Malli për Ty gjithnjë e më shumë po shtohet sepse ishe dhe do të mbetesh krenaria e familjes sonë. 

Na linde , na ushqeve , na rrite  në kohën e varfërisë më të madhe që patëm , na qepe (arnove ) rrobat e vjetra me atë gjilpërën e artë, 

që sot e mbaj me krenari për kujtim. 

Andaj të përkujtojmë me mallë të pashuar: Djemtë : Rasimi , Remziu , Ramadani , Sylejmani dhe Avniu, Vajzat : Mirveti , Elfeti  rejat , nipat dhe mbesat nga Skoqna, Vushtrria dhe diaspora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat