Egzon (Rexhep) Bozhdaraj _ Ardit (Haxhi) Bozhdaraj

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Egzon (Rexhep) Bozhdaraj _ Ardit (Haxhi) Bozhdaraj

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 00:53
Egzon (Rexhep) Bozhdaraj _ Ardit (Haxhi) Bozhdaraj

Sot një vit pa Ju….

Si ti gjejmë fjalët e ta shprehemi dhimbjen në një copë letre… Si të gjejmë ngushëllimin që na ka kapluar në shpirt, nga kjo dhembje e thellë…Ku ta marrim forcën, që jetën ta jetojmë pa Ju…. Ku mund ta shohim dritën, kur sytë tanë mbetën në errësirë….

Dielli, hëna, dhe yjet, të gjitha erdhën me ju…

Engjëjt e familjes EGZON dhe ARDIT…

Vallë pse jeta është kaq e padrejtë?! Sa të lumtur ishim dikur, kur Ju shihnim çdo ditë, tek i gëzoheshit jetës…

Dyert kur hapeshin nga Ju, edhe oborri ndriçohej, edhe lulet buzëqeshnin me Ju…

Pranvera ishte më e hershme nga hapat dhe gjurmët e juaja, me shkëlqimin plot jetë që kishit, në fytyrat tuaja….

Egzon, TI ishe drita e shtëpisë...Ishe fllad i shpirtit dhe i zemrës për prindërit, bashkëshorten, fëmijët, vëllain e motrat…

Ishe kulmi i familjes, ishe pragu i shtëpisë, ishe gjithçka për ne... Ardit me ardhjen tënde në jetë, ishte gëzuar edhe konaku i shtëpisë, farefisi e fshati…

TI ishe dritë e syve për babain , nënën, motrat e vëllain që aq shumë i doje….Ishe vet jeta, lumturia, dhe gjithësia e familjes…

Me shumë mall ju kujtojnë dhe kurrë s’ju harrojnë: Babai: Rexhepi, nëna: Halimja, bashkëshortja, Ajnishahi, fëmijët : Elsa, Erolli dhe Egzoni, vëllau, Endriti , motrat, Teuta e Gentiana. Përkujtimit i bashkëngjitët, edhe Babai: Haxhiu, nëna Fiknete, motrat Ardiana e Diana, vëllai Noel si dhe mbarë familja Bozhdaraj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat