Hyrije (Çelaj) Hasanaj - Qerim (Zymer) Hasanaj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Hyrije (Çelaj) Hasanaj - Qerim (Zymer) Hasanaj

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 00:28
Hyrije (Çelaj) Hasanaj - Qerim (Zymer) Hasanaj

Shumë vështirë qenka të shkruhet përkujtimi për Ju Baba dhe Nënë, dhe shumë rëndë qenka të mendojmë se nuk jeni në mesin e më të dashurve tuaj, jemi duke u përballur më dhimbje shpirtërore. Oj vdekje e pamëshirshme si nuk të erdhi keq ti goditësh zemrat tona,na i morre prindërit, gjënë më të çmueshme dhe të pazëvendësueshme.

Nënë e shtrenjta jonë, sot u bënë 40 ditë që ndërrove jetë, ende pa i bërë baba dy vite, jeta na dha edhe një goditje të fortë në zemrat tona, na latë me dhimbje të përjetshme, lotët në sy i kemi të njomë ende për Ty Baba.

Virtytet fisnike stolisën personalitetet tuaja, urtësia juaj, dashuria prindore janë udhërrëfim për ne, ju jemi mirënjohës për jetën dhe rrugën që na udhëzuat, andaj jemi të përkushtuar që këtë rrugë të ndershmërisë  ta ndjekim brez pas brezi, këshillat e arta na bëjnë krenar që ju patëm, por mbesim të pikëlluar përjetësisht që ju humbëm.

Humbja juaj hapi plagë të thellë në brendinë e shpirtit tonë, jeta na u shndërrua në dhimbje, zbrazëti dhe lotë që koha nuk e shëron dot, si sot si mot prore tek ne jetoni, malli për Ju çdo ditë po shtohet, kujtimi për Ju asnjëherë nuk shuhet, Ju jeni krenaria jonë, mburrja jonë Baba dhe Nënë.

Me dhimbje në shpirt të përjetshëm e përkujtojmë: Djemtë Dukagjini, Alberti, Diamanti, Vajzat Shkendija, Mahija, Nafija, Albana, Rejat, nipat dhe mbesat nga Skivjani– Gjakovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat