Augustin Bisaku

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Augustin Bisaku

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 00:03
20.04.1927 – 27.08.2015

Sot u bë një vit që Ti kalove në amshim – bashkëshort, baba, vëlla e gjysh i çmuar dhe i dashur. Ta shkruajmë këtë përkujtim në përvjetorin e parë të vdekjes Tënde është e vështirë sepse Ti ishe i veçantë e neve sot aq shumë na mungon. Nuk kalon as edhe një ditë pa të kujtuar. Na mungon prania jote, buzëqeshja jote, fjalët tua. Ishe i drejtë, i ëmbël dhe me vyrtyte të larta njerëzore. Ishe punëtorë i zellshëm, zë guximtar, shembull i mirësisë dhe i bamirësisë. Gjithmonë ishe në shërbim të familjes, të kishes dhe të kombit. Jemi krenarë që të patëm. I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ty.
Të përkujtojnë: bashkëshortja Gjyla, djemtë Nau, Tushi dhe Luka, vajzat Roza, Angjelina dhe Mirja, vëllau Gaspri, rejat, dhëndrat, nipat dhe mbesat, si dhe tërë familja Bisaku nga Bishtazhini i Gjakovës dhe Hamburgu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat