Fatmir (Adem) Tafaj

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Fatmir (Adem) Tafaj

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 00:02
01.08.1970 - 25.08.1990

Sot më  25.08.2016 bëhen  26 vite pa më të dashurin tonë

Humbja jote hapi plagë të mëdha në zemrat tona.

Ty ta morën jetën në mënyrën më barbare Serbo-çetniket në shërbimin e atëhershëm ushtarak vetëm pse ishe shqiptar.

Këtë emër të madh e mbrojte me jetën tënde dhe kurrë nuk u përkule para gjakpirësve të popullit Shqiptar.

Jemi krenarë gjithmonë me Ty.

Me dhembje të madhe të kujtojnë: Prindërit  Babai Ademi, nëna Xhezidja, kunata Halidja me djemtë Fatmiri, Egzoni, vajzat Edona, Lavdija, Shefkija dhe Shkurta, vëllai Fadili me bashkëshorten Shpresën, djemtë Gëzimi e Albioni, hallat Miradia e Sevdija, nga Grajkovci i Suharekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat