Seks online? “I dashuri im është dakord dhe fitoj kaq shumë…”

Life style

E premte, 19 prill 2024

Seks online? “I dashuri im është dakord dhe fitoj kaq shumë…”

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 11:15
Britanikja Jayme Jones, 21 vjeç

Para disa kohësh, një program televiziv në Shqipëri denoncoi një të ashtuquajtur skandal.

Sipas tyre, disa vajza bëjnë ‘seks online’ me klientë nga e gjithë bota.

Vajzat thanë se fitojnë shumë mirë nga ky biznes.

Por ‘seksi online’ nuk është një histori e re.

Një prej vajzave që bëjnë ‘seks online’, thotë se jo vetëm fiton shumë mirë, por kjo e ka ndihmuar të kurojë veten nga anoreksia.

Britanikja Jayme Jones, 21 vjeç, thotë se ishte në pikën më të ulët nga anoreksia, pasi hante vetëm një domate në ditë.

Atëherë ajo vendosi të provonte diçka të re, pasi kishte vështirësi në pagimin e faturave.

Tashmë ajo plotëson fantazitë e meshkujve online për tetë orë në ditë dhe vitin e shkuar fitoi plot 52 mijë sterlina.

Jo vetëm kaq, por ajo thotë se merr shumë dhurata nga klientët e saj.

Jayme bleu një kamera HD dhe ngriti një ambient ‘pune’ në shtëpi.

Tani ajo e ka mposhtuar anoreksinë dhe i dashuri i saj prej dy vitesh nuk është aspak i shqetësuar, duke e pranuar karrierën e saj.

Ajo shpenzon 5 mijë sterlina në vit vetëm duke blerë të brendshme dhe shpreson se shumë shpejt të ketë një biznes të sajin me uebkamera.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat