Ymeri: Biden të flas për skandalin Pronto

Aktuale

E enjte, 18 prill 2024

Ymeri: Biden të flas për skandalin Pronto

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 16 gusht 2016 Në ora: 11:13
Visar Ymeri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka folur për vizitën e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe për takimet të cilat do ti këtë.

Ymeri ka folur protagonistët e skandalit “Pronto 2” për  të cilët ka thënë se është e padrejtë dhe e dëmshme nëse Biden nuk e thotë të vërtetën për këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë.

“Shpresojmë që ky takim i zëvendëspresidentit amerikan Biden me këta kriminel kosovarë në kostum presidencial e qeveritar do të jetë ndryshe prej të tjerëve. Z.Biden po vjen midis epizodave të aferës PRONTO 2 për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë. Nuk është problemi se kë po e takon e kë nuk po e takon z.Biden. Është e padrejtë dhe e dëmshme nëse z.Biden nuk e thotë të vërtetën për këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë. Sepse, para së gjithash, janë fëmijët e uritur e të pashkollë, rinia e gratë e papuna, dhe pleqtë në mjerim që po vuajnë nga seriali PRONTO 2.0”, ka shkruar Ymeri në Facebook./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat