Policia Bashkiake sherr me tregtarët tek 'Medreseja', qëllohen me ç'të gjejnë!

Shqipëria

E shtunë, 20 prill 2024

Policia Bashkiake sherr me tregtarët tek 'Medreseja', qëllohen me ç'të gjejnë!

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 14:49
Ilustrim

Policia Bashkiake ka dalë në aksion ditën e sotme për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga tregtarët në pjesë të ndryshme të Tiranës.

Në afërsi të tregut të “Medresesë” policia bashkiake është duke u konfliktuar me tregtarët.

Siç raportojnë qytetarët, policia ka shkuar për të marrë mallin që ishte ekspozuar në rrugë dhe si pasojë, tregtarët kanë reaguar ashpër, janë bërë agresivë e kanë ushtruar dhunë.

Në video duket që njëri prej policëve mundohet të neutralizojë tregtarin duke e kapur atë nga krahët, ndërsa një tjetër polic e godet. Në videon tjetër duken tregtarët të cilët i drejtohen me çfarë kanë në dorë njërit prej policëve.

Për më shumë shikoni videot e mëposhtme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat