Ramadani: Publiku do tronditet kur të kuptohet se kush ka urdhëruar burgosjen e ushtarëve të UÇK-së

Aktuale

E premte, 19 prill 2024

Ramadani: Publiku do tronditet kur të kuptohet se kush ka urdhëruar burgosjen e ushtarëve të UÇK-së

Nga: P.Rudi Më: 10 gusht 2016 Në ora: 12:37
Faton Ramadani

Faton Ramadani, vëllai i vëllezërve Ramdani të cilët janë të dënuar në rastin “Kiqina” përmes një postimi në facebook ka reaguar  pas publikimit të videove të përgjimeve të “Pronto 2″.

“Ne ketë mënyre se si po jep Adem Grabovci listat per policë, prokurorë e gjygjtarë, ashtu ishte dhënë lista me emrat e vëllëzerve Ramadani për ta mbuluar krimin e tyre dhe për të njollosur Komandantin e pergjithshem të UÇK-së, se kinse truprojet e tij janë vrasës fëmijësh”, shkruan Ramdani.

Ai më tej shkruan se  publiku do të tronditet kur të marrin vesh se kush ka dhënë urdhër për vënien në faj dhe burgosjen e ushtareve te UÇK-së për krimin e pa kryer nga ta.

Ky është postimi në Facebook:

Ne kete mënyre se si po jep Adem Grabovci listat per policë, prokurorë e gjygjtarë, ashtu ishte dhënë lista me emrat e vëllëzerve Ramadani për ta mbuluar krimin e tyre dhe për të njollosur Komandantin e pergjithshem të UÇK-së, se kinse truprojet e tij janë vrasës fëmijësh, se a duhet të dal një PRONTO tjetër për ti zbuluar inskenimet e fëlliqura për t’i vënë në faj Vëllezërit Ramadani do ta shohim me kohës, saktësisht nëse edhe Hetimi qe po behet per padrejtesin e vllezerve Ramadani e Kiqina nuk mund te manipulohet dhe bëhet pjesë e pazareve te tyre siq kishin ber me heret, publiku do të tronditet kur të marrin vesh se kush ka dhënë urdher per vënien në faj dhe burgosjen e ushtareve te UÇK-së per krimin e pa kryer nga ta.
Nxjerrja e incizimeve me tema te tilla dhe publikimi I tyre tregon fuqin qe kishin kta persona.
E verteta e rastit Ramadani e Kiqina duhet te dal dhe t’lirohen djemt e pa fajshum.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat