“Pokemon Go”, jo vetëm lojë

Teknologji

E shtunë, 20 prill 2024

“Pokemon Go”, jo vetëm lojë

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 12:31
Ilustrim

Disa prej lojtarëve që janë fiksuar pas lojës “Pokemon Go” u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të vendosin në dispozicion të ardhura për bamirësi, në vendet ku ka mbledhje të shumta të dashamirësve të kësaj loje.

Konkretisht, lojtarë në Concord dhe Manchester të Nju Hemshpërit, kanë nisur edhe një fushatë të quajtur “Poke-Aid” apo ndihma për “Pokemon Go”.

Grupi i hapur në rrjetin social Facebook u kërkon lojtarëve të apasionuar pas kësaj loje, të cilët kërkojnë për krijesat dixhitale “pokemon” në telefonat e tyre “smart” të sjellin donacione në takimet e zhvilluara nëpër parqe apo vende të tjera publike. Një përpjekje e ngjashme po bëhet edhe në Connecticut.

Pat O’Mara vuri re njerëzit e mbledhur në “Pokecrawls” në Manchester, si dhe organizoi dy evente “Play it Forward” në Livingston Park.

“Kur pash gjithë ata njerëz të mbledhur në një zonë për të luajtur ‘Pokemon Go’, mendova përse të mos vendosnim kosha për rroba dhe veshmbathje? Jemi vetëm pak ardhjes së stinës së dimrit”, tha organizatori 20-vjeçar gjatë kësaj të marte. “Ka shumë njerëz të pastrehë, ndaj dhe doja të ndihmoja sadopak, sa më shumë njerëz të mundem”. 
O’Mara tha se kishte ndërmend të zgjeronte aktivitete të tilla, për të përfshirë në to edhe banka gjaku, apo shëtitje për të rritur ndërgjegjshmërinë ndaj kancerit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat