Ajo është mbretëresha e ndryshimit të pamjes së saj.
Dhe, Kylie Jenner ka bërë sërish një ndryshim për ditëlindjen e saj të 19-të, transmeton Bota Sot.
E vogla e familjes Kardashian i ka ngjyrosur flokët me ngjyrë të kuqe të ndezur.
Ajo ka ndarë imazhe në rrjetin social Snapchat, ku i tregon gërshetat që i ka bërë.
“Vajza në zjarr”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që Kylie ka bërë ndryshime drastike edhe më herët, duke i bërë flokët me ngjyra të ndryshme./BS/