Çfarë ka ndodhur me instagramin e Zajminës?

Mediale Vip

E enjte, 28 mars 2024

Çfarë ka ndodhur me instagramin e Zajminës?

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 14:20
Zajmina

E diplomuar për arkitekturë dhe e famshme për hiret e saj dhe këngët qe nxjerr herë pas here, Zajmina ka vendosur që tashmë ta përdore famën e saj vetëm për biznesin e ri.

Në instagramin personal të ish-Miss Shqipërisë me mbi 160 mijë ndjekës janë fshirë të gjitha fotot që kishin lidhje me koncertet, klipet apo jetën e saj private dhe janë postuar njëra pas tjetrës foto ku Zajmina shfaqet duke pozuar me veshje nga butiku.

Krahas Zajminës, imazh i fustaneve seksi është edhe ish-banorja e Big Brother, Franceska Jaçe.

Nuk është hera e parë që Vasjari hap një biznes. Rreth 7 vjet më parë ajo çeli me bujë të madhe një sallon nusërie në qendër të Tiranës, por që nuk mundi ta vazhdonte për shkak te turneve të njëpasnjëshme në muzikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat