Tmerri në lagjet shqiptare të Shkupit pas vërshimeve

Shkupi

E mërkurë, 24 prill 2024

Tmerri në lagjet shqiptare të Shkupit pas vërshimeve

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 14:19
Foto nga vendi ngjarjes

Përveç 15 viktimave, 23 të lënduarve dhe 6 të zhdukurve Shkupi është zgjuar me dëme të mëdha materiale. Kryesisht dëmet janë shkaktuar nga uji i rrëmbyeshëm por edhe nga hutia e vozitësve për të ikur nga uji dhe kanë shkaktuar aksidente me vetura.

Viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i lig, që ka mbretëruar mbrëmë.

Image
Vërshimet në Shkup

U sjellim disa fotografi të dërguara nga lexuesit që pasqyrojnë realitetin pas vërshimeve në Shkup.

Drejtoria për punë Hidrometeorologjike ka njoftuar se Maqedonia edhe sonte do të jetë me shi dhe me të rreshura që mund të shkaktojnë përmbytje. Nga kjo drejtori apelojnë për kujdes dhe të mos dilet nga shtëpiat dhe në rast vërshimesh të evakuohet vendi dhe shtëpitë e rrezikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat