Ahmet E. Thaqi

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Ahmet E. Thaqi

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 00:09
09.04.1966 - 02.08.2011

E vështirë është dita e dy gushtit për ne!

5 vite pa prezencën tënde fizike, por qdo çast me Ty në mendje dhe në zemër. Vitet e para pas vdekjes tënde ishim në shok, a është e vërtet por pas një kohe u përballuam me realitetin që Ti nuk do të kthehesh me tek ne me një dhimbje aq të madhe sa që nganjëher thonim po na mbyt mërzia. Mësuam që s'kishte ilaq që na qetson kshtu që u mësuam të jetojmë me dhimbje, por  me e vështira është se malli po na kaplon për Ty. Zemra në krahor po plas për të të par dhe për ta ndëgjuar zërin. Saherë që bimë në gjumë lusim zotin që të vish në ëndrrat tona, por rrallë të shohim. Po thuaj se nuk don me u përpjek as ne ëndërr me këtë jetë të pa besë. Ke gjetur paqë dhe qetësi në botën e drejtë dhe të përhershme.

Ishe një bashkshortë, baba, vëlla dhe bir i mrekullueshëm. Kurr s'kemi për të harruar, çdo gjë lidhim me Ty. Herë mërzitemI e herë na duket që po e largojm mallin duke kujtuar momentet që kalonim së bashku. Ti jeton në zemrat tona.

Të kujtojnë me mall dhe pikëllim : Bashkëshortja Nexhmija, djali Taulanti, vazja Verena, nëna Nuria si dhe vllezërit dhe motra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat