Vilson Duhanaj

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Vilson Duhanaj

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 00:21
Vilson Duhanaj

Çdo ditë e re sjell më tepër dhembje dhe shton më shumë dashurinë dhe mallin për Ty.

Vdekja të rrëmbeu në moshë të re, kur më së shumti patëm shumë nevojë për Ty, për këshillat dhe ngrohtësinë tënde, duke na lënë me zemra të thyera.

Kujtimet tona për Ty me ato buzëqeshjet e Tua të ëmbla, do të jenë përherë pjesë e jetës sonë.

Ishe shembull i mirësisë dhe i bujarisë njerëzore. Shpirtbardhësia jote dhe kujdesi i madh që tregove për ne do të jetë si udhërrëfyes i krenarisë sonë që të patëm një njeri të shtrenjtë, siç ishe ti, më i dashuri ynë bashkëshort dhe baba.

Dhimbjen për humbjen tënde na e bën më të thellë dhe më të fuqishme momenti kur një ditë para ikjes tënde në botën amshueshme kishe ditëlindjen tënde të 38-të, dhe prisnim ta kremtonim me dashurinë më të thellë, mirëpo, ti më i dashuri ynë, ike në rrugën pa kthim, për të na krijuar dhimbjen më të humnershme dhe zbrazëtirën të pakompensueshme në jetën tonë, pa na dhënë as lamtumirën e fundit, që gjatë gjithë jetës do të na mbetet plagë e pashëruar në zemrën dhe shpirtin tonë.

Shuarja jote vetëm fizikisht do të na varfëroi gjatë tërë jetës, dhe mbi këtë plagomë përgjithmonë do të pikojë loti i dhimbjes së madhe dhe i mallëngjimit për Ty.

Me mall të pashuar të përkujtojnë: Bashkëshortja Antoneta me fëmijët Gjuljana dhe Gjastini, Uzwil – St. Gallen – Zvicër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat