Ramadani në aksionin e tij terrorist ka pasur me vete bomba zvicerane

Lajme

E martë, 23 prill 2024

Ramadani në aksionin e tij terrorist ka pasur me vete bomba zvicerane

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 22:05
Qendrim Ramadani

Sipas akuzës, granatat e dorës që i ka përdorur ai krahas kallashnikovëve dhe armëve tjera, kanë qenë prodhim zviceran.

Personi që ka marrë pjesë në një pritë në Turqi nga e cila janë vrarë tre persona (nga të cilët dy policë turq) Qëndrim Ramadani, ka përdorur armatim të prodhimit zviceran.

Ramadani, i cili është dënuar nga një gjykatë turke në muajin qershor me 176 vjet e gjashtë muaj burg, është rritur në Zvicër, prej nga është dëbuar në vitin 2013 për shkak të një numri veprash penale. Mediat zvicerane shkruajnë se ai është radikalizuar më vonë, pasi që është dëbuar nga Zvicra dhe me kohë i është bashkuar ISIS-it.

Siç shkruan gazeta “Sonntagsblick”, duke iu referuar të dhënave nga gjykata, granatat e dorës që i ka përdorur ai krahas kallashnikovëve dhe armëve tjera, kanë qenë prodhim zviceran. Aty shkruan se “te Ramadani janë gjetur dy granata të tipit “high explosive fragmentation HG86 SM8-03…” Këto granata janë prodhim i fabrikës zvicerane të pajisjeve ushtarake “Ruag”.

Se si kanë arritur këto granata në duart e terroristëve islamikë, ka një histori të veçantë, përcjell albinfo.ch. Nga eksporti që Zvicra kishte bërë në Arabinë Saudite në vitin 2012, një pjesë e armatimit kishte rënë në duart e luftëtarëve sirianë dhe pastaj ka qenë e lehtë që ato të bien edhe në duart e ISIS-it. Gazeta SonntagsZeitung atëbotë e kishte problematizuar këtë rast.

Përgjegjësit për informim në Ruag ndërkaq kanë deklaruar se prodhimet e tyre nuk u jepen terroristëve. Ruag ka vepruar në përputhje me ligjet e vendit dhe i ka shitur armatim një shteti sikur është Arabia Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat