Një orë stërvitje për të shmangur sforcimet e punës në zyrë

Shëndetësia

E enjte, 28 mars 2024

Një orë stërvitje për të shmangur sforcimet e punës në zyrë

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 10:41
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një udhëzim për t’i bërë ballë rrezikut të jetës së ngarkuar, ku këshillonte që të kryhen 150 minuta stërvitje në javë.

Por, studimi i fundit thotë se nuk mjafton.

Të paktën një orë aktivitet fizik në ditë është i nevojshëm për të shmangur sforcimet në trupin tonë kur qëndrojmë ulur në tavolinë për tetë orë me radhë.

Ky është përfundimi i arritur nga një grup kërkuesish ndërkombëtarë.

Instituti i Shëndetit Publik në Angli, pasi analizoi të dhënat e rreth 1 milion personave, arriti në përfundimin se kjo kohe  për të bërë stërvitje është e pamjaftueshme për shumë individë.

Studiuesit thanë se rreziqet e vdekjes ishin 9.9% për ata persona të cilët qëndrojnë ulur për tetë apo më shumë orë në ditë dhe janë të angazhuar pak ose aspak në aktivitete fizike, krahasuar me ata që rrinin ulur më pak se 4 orë dhe ishin aktivë për të paktën një orë në ditë.

Por, sipas studiuesve, ata persona të cilët kryenin aktivitet fizik minimalisht një orë në ditë, nuk kishin fare rrezik për të humbur jetën, pavarësisht nëse qëndronin tetë orë mbyllur në zyrë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat