Alushi i gëzuar me transferimin në Nürnberger

Futboll

E premte, 29 mars 2024

Alushi i gëzuar me transferimin në Nürnberger

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 18:56
Enis Alushi

Lojtari shqiptar Enis Alushi që së fundi aktivizohej me FC St. Pauli ka nënshkruar një kontratë me klubin gjerman Nürnberger, shkruan kicker.de.

“Alushi është lojtar i kompletuar dhe do na ndihmojë si klub,” tha Andreas Bornemann për transferimin. “Ai është një lojtar që dije të marrë përgjegjësitë dhe ka eksperiencë.” Alushi ka luajtur 167 ndeshje (tetë gola) në ligën e dytë gjermane për St. Pauli, Kaiserslautern, Paderborn, Wehen, Wiesbaden dhe në FC Koln në ligën e parë.

“Jam i gëzuar për transferimin në Nürnberg, që në sezonën e fundit ishte ndër klubet më të mira të ligës,” tha ndër të tjera Alushi, që tani sëpari duhet të përshtatet me klimën e re./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat