Gjon (Qeshk) Lluka

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Gjon (Qeshk) Lluka

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 00:01
26.11.1963-26.07.2001

Sot , E enjte , kaluan 15 Vite nga Humbja jote,e malli vjen  gjithnjë duke u shtuar  për Ty i Dashuri

Kaluan 15 Vite e Ti nuk u Ktheve,Gjon i dashur.
Sa më shumë shkojnë ditët,aq më tepër shtohet malli për Ty.
Sytë janë të shterrur,goja është e tharë e zemra e përvluar.
O Zot  sa e rëndë na është  bërë jeta pa Ty.Kemi mbetur si zog pa krah,si pranvera pa lule,
si qielli pa yje,si nata pa hënë..
Pa Ty ditët janë si vite e vitet  janë si errësira e kësaj jete.Na mbetet të jetojmë vetëm me kujtimet
për Ty,me fjalët tua të ëmbla,me veprat e tua që nuk vdesin kurrë.
Shkuan 15 vite të rënda që kur u largove pa  na thënë as lamtumirën e  fundit,
të vodhi vdekja e të treti në valët e Adriatikut të pafund.
Po t'i  kishim së paku lulet mbi varrin tëndë e t'i ujisim me këta lotët tanë,
që nuk kanë të ndalur...Por a thua ku gjeti pushim trupi yt i njomë Gjon i dashur?!

Të përkujtojnë gjithmonë me mall të pashuar:
Babai Qeshku,nëna Ageja,Bashkëshortja Martja,Vajza Juliana, Djemt Juliani e Danieli,Vëllezërit Fatmiri e Besniku,
Motrat Zina e Drita si dhe mbarë familja Lluka nga Kabashi i Vitisë,Zvicra ,Gjermania,Austia e Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat